Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon me numërimin e votave të personave me nevoja të veçanta.
Tashmë kur janë numëruar mbi 50% e votave, Lëvizja Vetëvendosje prin me 36.13% apo 267 vota, raporon IndeksOnline.
E pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.60% apo 167 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 11.50% apo 85 vota, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës deri me tani ka marrë 10.55% apo 78 vota.













