Sot, Veriu.info ka raportuar një rreth 20 nxënës nga Prishtina janë helmuar në një restorant në Mitrovicë, të cilat kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit.
Veriu.info mëson se policia dhe inspektorati kanë mbyllur përkohësisht restorantin, ku dyshohet se u helmuan nxënësit.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se policia po qendron tek restorant “Ujëvara”, i cili gjendet pranë Liqenit Akumulues në Mitrovicë.
Ndryshe, kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, kishte shkuar gjatë ditës për vizitë në spital, duke u kujdesur për shëndetin e nxënësve./Veriu.info











