Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nxënësit,prindërit dhe drejtues të shkollave, kërkojnë të rikthehen shujtat

30/04/2023 - 15:13
në Lajme
A A
Nxënësit,prindërit dhe drejtues të shkollave, kërkojnë të rikthehen shujtat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nxënësit dhe prindërit e tyre, si dhe drejtues të shkollave, po kërkojnë që shujtat të rikthehen për nxënësit e Komunës se Prishtinës, duke vlerësuar se ushqimi që marrin ata, është i sigurt, por edhe krijon barazi te nxënësit.

Drejtues të Komunës se Prishtinës, kanë bërë të ditur se janë në proces të përgatitjes së draft/planit për shujtat e nxënësve.

Dhënia e shujtave për nxënësit e shkollave fillore në Komunën e Prishtinës, nga prindërit po vlerësohet si një ndihmesë për familjet që kanë fëmijët e tyre në shkollë. Salie Osmankaq, nga Këshilli i Prindërve, tha se sigurimi i shujtave për nxënësit është shumë i nevojshëm pasi krijon siguri për ushqimin që marrin, si dhe krijon barazi te të gjithë nxënësit.

“ Është shumë e rëndësishme që komuna ta këtë parasysh rikthimin e shujtave për nxënësit se paku për nxënësit e klasave të para deri të pestën. Kjo do të siguronte që fëmijët se pari të ndiheshin mirë dhe të ndiheshin të sigurt në kuptimin se marrin ushqim të kontrolluar. Dhe tjetra është shumë e rëndësishëm sepse krijohet ndjesia e barazisë. Përmes një veprimi që ne e kemi parë që komuna mund të arrijë ta bëj”, ka thënë Osmankaq.

Të rëndësishme e shumë të nevojshme këtë gjë po e sheh edhe drejtoresha e Shkollës fillore “ Ismail Qemaili” në Prishtinë, Mimoza Krasniqi. Ajo i tha se përvoja e më hershme kur komuna ka siguruar shujtat për nxënësit ishte pozitive, pasi që ka siguruar edhe barazi te nxënësit.

” Sipas përvojave që kemi pasur më herët, shpërndarja e shujtave ka qenë një gjë shumë pozitive. Shpërndarja e shujtave ndikon pozitivisht te nxënësit për shumë arsye. Ajo që është kryesore është që ushqimi që vjen te fëmijët është për të gjithë i njëjtë dhe kjo gjë është pozitive pasi disa fëmijë nuk kanë mundësi të marrin ushqime të llojllojshme dhe shpërndarja e shujtave mundëson të këtë barazi në mes të nxënësve”, ka thënë Krasniqi.

Rreth kësaj çështjeje, Radio Kosova ka pyetur përgjegjësit në Komunën e Prishtinës, se a pritet dhe kur do të fillohet më shpërndarjen e shujtave për nxënës. Drejtoresha e Arsimit, në komunën e Prishtinës , Besianë Musmurati në një përgjigje me shkrim tha se janë në proces të përgatitjes së planit për shujtat e nxënësve.

“Aktualisht, jemi në proces të përgatitjes së draft/planit për shujtat e nxënësve. Për detaje të tjera ju njoftojmë në momentin që përfundon procesi,.” , thuhet në përgjigje.

Edhe psikologët, shpërndarjen e shujtave po e vlerësojnë shumë pozitive, pasi marrja e ushqimit i ndihmon fëmijët të koncentrohen në mësim, ndërsa rëndësi e veçantë është se ushqimi është i kontrolluar dhe eliminon pabarazitë në mes të nxënësve.

Aktualisht në Kosovë, disa komuna vazhdojnë të shpërndajnë shujta ushqimore për nxënësit nga klasa e parë deri në të 5-ën.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë