Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“O të dy o asnjëri” – udhëtimi për në SHBA dhe nënshkrimi që për pak i prishi raportet mes Kurtit e Osmanit

25/07/2022 - 14:47
në Kryesore, Lajme
A A
“O të dy o asnjëri” – udhëtimi për në SHBA dhe nënshkrimi që për pak i prishi raportet mes Kurtit e Osmanit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të marrin pjesë në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës.

Por, meqë duhet një nënshkrim nga Kosova, përse ka pasur nevojë të udhëtojnë të dy liderët?

Sado e çuditshme të duket, ky udhëtim i përbashkët ka qenë kompromisi i arritur dhe rruga e mesme e Kurtit me Osmanin, pasi për disa muaj ka pasur përplasje për këtë çështje.

Mospajtim që ka konsistuar në një banalitet – “kush duhet të nënshkruajë për Kosovën?”.

Albanian Post pati raportuar për këtë çarje raportesh qysh me 30 mars, meqë nga burime brenda Departamentit të Shtetit Amerikan tregonin se konflikti Kurti – Osmani (por që është zgjeruar edhe në mes të këshilltarëve të tyre), ishte nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje financiare.

Përplasjet ishin konfirmuar për Albanian Post edhe nga burime brenda-qeveritare.

Kurti e donte këtë nënshkrim në rezymenë e tij prej kryeministri, derisa Osmani kundërshtonte duke u thirrur në praktikat e të kaluarës.

Ajo, duke marrë shembull praktikat e mëhershme që është presidenti/ja e shtetit që i nënshkruan këto marrëveshje, ka kërkuar të jetë nënshkruese përsëri.

Siç dihet, vite më parë ishte Hashim Thaçi që si President kishte nënshkruar marrëveshjen paraprake me MCC, në prani të kongresistëve dhe senatorëve amerikanë.

Puna kishte shkuar aq larg saqë këshilltarët e të dy ekipeve kishin provuar të konsultonin edhe aktin më të lartë juridik në vend, për të provuar të gjejnë të drejtën ligjore të njërit apo tjetrit.

Por, Kushtetuta e Kosovës, për këto raste është “e heshtur”.

Megjithatë, në interpretimi i jep primat presidentes si udhëheqëse e politikës së jashtme, por edhe ratifikuese e marrëveshjeve, megjithatë i lejon edhe Kryeministrit apo ministrave dhe ambasadorëve të nënshkruajnë marrëveshje me autorizime përkatëse.

Për më shumë, MCC kërkon që marrëveshja të ratifikohet edhe në Kuvend, gjë që shtonte argumentet e Kurtit si kryeministër që të jetë ai nënshkruesi e jo Osmani.

Gjithsesi, praktika në anën tjetër, thoshte se gjatë viteve përkatëse si në periudhën e Presidentes Atifete Jahjaga, por edhe në atë të Hashim Thaçit, ishte Presidenti/ja i/e Republikës si personi kryesor në takime me MCC dhe nënshkrime të tilla.

Si përfundim, Kurti e Osmani kanë vendosur të udhëtojnë të dy deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të përformuar një formalitet që në rrethana normale mund ta bëjë edhe vetë ambasadori i Kosovës në SHBA.

Çka është MCC?

Logoja e MCC
Partneriteti i Kosovës me agjencinë qeveritare amerikane Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit është themeluar në dhjetor 2015. Në takimin vjetor të kësaj agjencie, Bordi i MCC-së, i udhëhequr nga Sekretari i Shtetit, John Kerry, pati përzgjedhur Kosovën për të zhvilluar programin “kompakt” të ndihmës, program i gjerë investimi mbi 300 milionë dollarë.

Procesi i kualifikimit të Kosovës për fondet e MCC-së ishte udhëhequr nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Pas përfundimit të mandatit të Presidentes Jahjaga, zhvillimi i programit të MCC-së i është bartur Qeverisë së Kosovës. Bartja e procesit në Qeveri ka treguar sfidat për paaftësinë e qeverisë të përballet me një proces të rëndësishëm duke ndikuar në vonesat në formimin e ekipit nacional të Kosovës dhe akuzave për politizim të procesit.

Si rezultat i rënies në indikatorë, Bordi i MCC-së e uli programin për Kosovën për një kategori më poshtë, përkatësisht në programin “threshold”.

Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (Millennium Challenge Corporation – MCC) është agjenci qeveritare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e krijuar në vitin 2004 nga Kongresi amerikan.

E konsideruar shpesh si organizata më transparente në botë, ajo vepron ndaras nga Departamenti i Shtetit dhe USAID-i, dhe bazohet në nisma për shtetet në zhvillim, ku vetëm ato shtete që plotësojnë kriteret kanë të drejtë për ndihmë.

Kjo agjenci çdo vit ndan grante për shtete me të ardhura të ulëta dhe mesatare për kokë banori, për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe zhdukjen e varfërisë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë