Komuna e Obiliqit që udhëheqet nga kryetari Halil Thaçi i VV-së ka vendosur t’iu del në krah fëmijëve më nevoja të veçanta, duke i përkrahur financiarisht me nga 100 euro në muaj.
Ky propozim i kryetarit Halil Thaçi sot ka marrë ‘dritën e gjelbër’ në Komitetin për Politikë dhe Financa, i cili e ka votuar këtë rekomandim për Kuvendin Komunal, i cili në mbledhjen e ardhshme pritet ta miratojë.
Kështu ka bërë të ditur Albertina Dedinca, drejtoreshë e Drejtorisë për Shëendetësi në Komunën e Obiliqit, e cila ka falënderuar anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa për mbështetjen dhe votën ‘pro’.
Njoftimi:
100 euro në muaj. Çdo muaj. Për fëmijët me nevoja të veçanta.
Sot, Komiteti për Politikë dhe Financa votoi dhe rekomandoi për Kuvendin Komunal propozimin tonë për mbështetje mujore prej 100 eurosh për fëmijët me aftësi të kufizuara, çrregullime në zhvillim, Sindromën Doën, Autizëm dhe forma të tjera të aftësisë së kufizuar.
Faleminderit anëtarëve të Komitetit për mbështetjen dhe votën.
Propozimi tash i kalon Kuvendit Komunal për shqyrtim dhe votim.












