
Sipas OBSH-së, 1 në 3 persona në të gjithë botën preken nga probleme neurologjike, të cilat sjellin edhe shkakun kryesor të sëmundjeve dhe paaftësisë.
Studimi i ri i publikuar në “The Lancet Neurology” ka dhënë faktet se gjatë vitit 2021, mbi 3 miliardë njerëz në botë vuajnë nga një problem neurologjik.
Të dhënat e studimit thonë se numri i këtyre problemeve është rritur me 18%, krahasuar me vitin 1990.
Zakonisht, problemet neurologjike kanë shkaktuar më shumë paaftësi te burrat, në krahasim me gratë, por në disa sëmundje si: migrena, komplikimet si pasojë e lindjes së parakohshme dhe demenca kanë prekur më shumë gratë.












