Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

OJQ Qeveria e Kosovës

19/07/2022 - 15:32
në Opinione
A A
Nevoja për “armikun kujdestar”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për shumë probleme që kërkojnë zgjidhje në Kosovë, qeveria vetëm konstaton, analizon e komenton, por nuk ofron alternativë. Të krijohet përshtypja se është organizatë qeveritare, e jo qeveri e zgjedhur me besimin e gjysmës së elektoratit.

Imer Mushkolaj

Spitalet në Kosovë po mbeten pa mjekë, por ky problem nuk duket që po i bën shumë përshtypje as ministrit të Shëndetësisë, as qeverisë, as kryeministrit. Përveç konstatimit të gjendjes, asnjë masë a veprim nuk është ndërmarrë që ky problem të adresohet. Njësoj po ndodh edhe në fusha të tjera.

Gjendja në arsim vazhdon të jetë e vështirë, por ministria përgjegjëse, të paktën deri tash, nuk është se ka ndërmarrë veprime konkrete për të ndryshuar diçka radikalisht.

Infrastruktura rrugore vazhdon të jetë në të njëjtën gjendje, por dikasteri përkatës nuk e ka shtruar asnjë metër asfalt për gati një vit e gjysmë.

Nëse dëgjojmë diskursin dhe arsyetimet e zyrtarëve qeveritarë dhe të deputetëve të shumicës në parlament, ata vetëm konstatojnë dhe shprehin shqetësimin se gjendja është keq, gjendja është e vështirë. Ngjashëm qysh veprojnë edhe organizatat joqeveritare që përcjellin punën e qeverisë dhe politikat publike në përgjithësi.

Por, qeveritë krijohen jo vetëm për të konstatuar problemet, por në radhë të parë për t’i zgjidhur ato. Është e çuditshme sesi, në një situatë mjaft të vështirë sociale dhe ekonomike, qeveria ecën me hapa shumë të ngadalshëm, madje shpesh nuk bën kurrfarë veprimesh për të ndihmuar. Zakonisht përgjegjësia i adresohet krizës globale dhe efekteve të saj, por pak flitet për përgjegjësinë qeveritare karshi kësaj krize.

* * *

Vetëvendosja në pushtet është krejt tjetër nga Vetëvendosja në opozitë. Kjo edhe mund të mos tingëllojë e çuditshme, por i çuditshëm është fakti i mungesës së ndjenjës së përgjegjësisë pr problemet e shumta, për të cilat është premtuar zgjidhje. Shqetësues është injorimi i sfidave, me të cilat duhet përballur.

Rrjetet sociale të zyrtarëve institucionalë janë një pasqyrë e mirë se çfarë po bën qeveria. Jo rrallë, katër-pesë ditë rresht në profilet zyrtare të kryeministrit nuk ka gjë tjetër përveç urimeve, përshëndetjeve dhe përkujtimeve për ditë të shënuara.

Mospuna arsyetohet me dëmin që e kanë shkaktuar ata që kanë qenë në pushtet në të kaluarën. Por, këto arsyetime nuk mund të vazhdojnë pa kufi. Njerëzit ia kanë dhënë më shumë se 50 për qind të votave Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes për të punuar, e jo për të konstatuar, analizuar e komentuar problemet dhe sfidat.

E problemet janë të shumta. Sa ka qenë në opozitë, Vetëvendosja premtonte kujdes për punëtorët, të cilëve iu shkelen të drejtat. Premtonte shtim të numrit të inspektorëve, të cilët do të vendosnin rend e rregull. Por, për gati një vit e gjysmë në pushtet, nuk ka ndodhur asnjëra nga këto. Të paktën publikisht nuk është bërë e ditur asnjë rast serioz kur institucionet kanë ndërhyrë për t’i përmirësuar të drejtat e punëtorëve.

Sa ka qenë në opozitë, Vetëvendosja ishte kritike për thuajse të gjitha veprimet dhe vendimet e qeverive. Tash, kur e ka rastin që të punojë e të përmirësojë gabimet e të kaluarës, Vetëvendosja nuk vepron, por vetëm shikon, analizon, komenton dhe kritikon ata që kanë qenë në pushtet.

Ata që kanë qeverisur ndër vite janë ndëshkuar me votë më 14 shkurt të vitit të kaluar. Por, kaq nuk mjafton që qeveria të arsyetojë mospunën e vet. Përtej retorikës çfarë ka ndodhur në të kaluarën, njerëzit presin të shohin dhe të ndiejnë çfarë bën qeveria tash. Presin që, atë që është bërë keq në të kaluarën, ta bëjë mirë tash.

* * *

Në përpjekje për të arsyetuar mungesën e rezultateve në qeverisje, zyrtarët e Vetëvendosjes sikur kanë krijuar një paranojë se të gjithë janë kundër tyre, kundër qeverisë dhe kundër Albin Kurtit. Kështu, shumë nga ta e humbin arsyen e shëndoshë që të vlerësojnë drejt punën ose mospunën e ekzekutivit. Dhe, fajtorin e gjejnë te mediat, te gazetarët.

Për qeverinë, gjithçka është OK, por mediat janë ato që po e nxijnë realitetin. Po të mos ishin mediat dhe gazetarët, në këtë vend do të lulëzonte gjithçka.

Mediat nuk po bëjnë gjë tjetër, veç po e kryejnë punën e vet. Dhe qeveria, në vend se t’i “demantojë” ato me punë, zgjedh t’i sulmojë. Ashtu siç veproi në Kuvendin e Kosovës një deputete e pushtetit, e cila kërkoi të merren masa ndaj mediave.

Qeveria nuk bën të sillet më si një OJQ, por duhet t’i zbatojë përgjegjësitë që i ka. Duhet t’iu tregojë së pari atyre që e kanë votuar, e pastaj të gjithë qytetarëve

të Kosovës se është aty për të punuar, e jo për të vrojtuar. Është aty për të përligjur besimin e qytetarëve.

Çdo përpjekje për të arsyetuar mospunën është e kotë. Siç janë të kota edhe përpjekjet për të adresuar përgjegjësinë diku tjetër. Rezultatet po mungojnë, kur po kalon një e treta e mandatit qeverisës.

JU REKOMANDOJMË

Zonja presidente, rrëzojeni këtë mur!
Opinione

Zonja presidente, rrëzojeni këtë mur!

17/07/2025 - 10:15
Maska, individualizimi vs demokraci
Opinione

Maska, individualizimi vs demokraci

17/07/2025 - 10:14
“Milani është njëfarë Bin Ladeni i Ballkanit” – Ku i mori Berat Buzhala përgjimet Kusari-Radoiçiqi?
Opinione

Vjosa Osmani po mendon të rikthehet në LDK ose ta bëj një parti të veten

16/07/2025 - 19:16
Tridhjetë shkeljet e Gjykatës Speciale
Opinione

Tridhjetë shkeljet e Gjykatës Speciale

16/07/2025 - 14:01
Çka (s’)na tha policia, pasi i vdiq ni qytetar në pranga?
Opinione

Çka (s’)na tha policia, pasi i vdiq ni qytetar në pranga?

11/07/2025 - 12:29
Remi flet për bashkëpunëtorët e Serbisë: Palca e kombit tashmë i ka falur ata…
Lajme

“Blloku i Keq” s’fillon e s’mbaron me Nazim Bllacën!

11/07/2025 - 10:19

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • As Benzema, as Vinicius Jr., por Butrint Imeri: Publikon video me influenceren shqiptare, Melissa

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Formohet një subjekt i ri politik në Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë