Ushtria izraelite i ka thënë OKB-së se të gjithë që jetojnë në veri të Wadi Gazës duhet të zhvendosen në Gazën jugore në 24 orët e ardhshme, thotë një zëdhënës i OKB-së.
OKB thotë se kjo arrin në rreth 1.1 milion njerëz – rreth gjysma e popullsisë së të gjithë Rripit të Gazës. Zona e prekur përfshin qytetin e Gazës me popullsi të dendur, raporton BBC, transmeton Gazeta Express.
Alarmi është dhënë pak para mesnatës, me kohën lokale të Gazës dhe Jerusalemit.
Kombet e Bashkuara e konsiderojnë të pamundur që një lëvizje e tillë të ndodhë pa pasoja shkatërruese humanitare, tha OKB në një deklaratë.
Izraeli është duke u përgatitur për një ofensivë tokësore, duke mbledhur ushtarë, artileri të rëndë dhe tanke në kufirin e Gazës. Ai ka nisur sulmet ajrore në Gaza që nga e shtuna pas sulmit të befasishëm të militantëve të Hamasit ndaj Izraelit.