
Shteti i Spanjës zyrtarisht dje ka njohur Pasaportën e Kosovës dhe tash e tutje qytetarët e Kosovês mund të shkojnë lirshëm në shtetin spanjoll, raporton Veriu.info.
Për këtë pozita ka marrë dhe ka thurur lavde për qeverisjen e tyre.
Këtë po e kundërshtojnë shumë analistë dhe opionionistë politik, ndër ta edhe gazetari dhe opinionisti, Parim Olluri.
Olluri ka thënë se “Qeveria Kurti nuk e ka siguruar asnjë njohje qe tri vjet pushtet” dhe se nuk janë të lobimit dhe poashtu janë nën sanksione të BE-së.
Olluri në fund e ka vë në dyshim çështjen se çfarë dha në këmbim qeveria për njohjen e pasaportës nga Spanja.
Statusi i plotë:
“Qeveria Kurti nuk e ka siguruar asnje njohje qe tri vjet ne pushtet. Nuk jane te lobimit keta. Nen sanksione te BE’se jane keta.
Eshte mire me na kallezu se çfare kompromisi per Zajednicen kane bere ne kembim te njohjes se pasaportes nga Spanja.”










