Në Shqipëri, një operacion i drejtuar nga Prokuroria e Posaçme ka çuar në arrestimin e drejtuesit të Prokurorisë së Kukësit Xhevair Lita, ish drejtorin e Forcës operacionale në polici Oltion Bistri, biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish punënjës policie dhe emra të njohur të botës së krimit, mes tyre Ervis Martinajn i zhdukur prej një viti për të cilin është nxjerrë njër urdhër arresti i dytë.
Arrestimet kanë ardhur pas hetimit të disa vrasjeve dhe tentativash vrasje, ky dyshohet të jetë i përfshirë dhe Ervis Martinaj, një eksponent i krimit të organizuar.
Gazetarja Klodiana Lala e news 24 bën me dije se mes të kërkuarve në dosje del edhe emri i Prekë Kodrës, i skeduar edhe si personi që dyshohet se do vriste kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Kush është Prekë Kodra
Sipas një dokumenti të qarkulluar në 2022, roli i Prek Kodrës në serinë e atentateve që kishin për qëllim destabilizimin politik të Kosovës, ishte ai i atentatorit/vrasësit. Policia shqiptare e përshkruante Prekun (që në disa dokumente quhet Prekë) si person që dinte se si të përdorte edhe armën e zjarrit snajper, madje ishte ekspert për të.
Paraprakisht mësohej që planifikohej të vritej Ismet Haxha, dhe më pas Xhavit Haliti. Një muaj pas vrasjes së deputetit të PDK-së, do të vritej edhe Albin Kurti për t’u dukur si akt hakmarrjeje.
Prek Kodra, ishte arrestuar në verën e vitit 2011 pasi kishte penguar mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Shalë të Shkodrës. Prek Kodra është ndaluar nga policia e Kosovës në 24 nëntor 2021. Atë e kanë ndaluar duke hyrë për Kosovë me akuzën se mbante para false. Ai kishte 15 mijë euro me vete, ndërsa mësohet se e kanë hetuar 72 orë. Prek Kodra është liruar më date 26 nëntor 2021 pasdite.
Kujtojmë se 15 personat që SPAK lëshoi urdhër arreste, 6 të arrestuar tashmë dhe 9 të shpallur në kërkim janë: Të arrestuar: Pëllumb Gjoka, Edmond Preka, Ardit Hasanbega, Astmer Bilali, Oltion Bistri, Xhevahir Lita. Të shpallur në kërkim: Behar Bajri Brahoviç, Ervis Martinaj, Denis Bajri Brahoviç, Klaudio Haka, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Mavraj, Elion Hato.












