Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Opozita e braktis edhe Komisionin, s’voton asgjë deri në themelimin e Komisionit Hetimor

20/04/2022 - 11:37
në Kryesore, Lajme
A A
Opozita e braktis edhe Komisionin, s’voton asgjë deri në themelimin e Komisionit Hetimor
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Debati pozitë e opozitë për çështjen e Komisionit Hetimor ka vazhduar edhe në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Derisa në rend dite ka qenë shqyrtimi i Projektligjit për Policinë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, deputetët e opozitës kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në votime deri në formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për çështjen e menaxhimit të krizës energjetike.

Deputeti i LDK, Driton Selmanaj, ka thënë se nuk do të marrin pjesë në votim derisa të themelohet Komisioni Hetimor. Ai ka thënë se mund të bëhen pjesë e diskutimeve por jo edhe të votimeve.

“Për LDK është e papranueshme sjella e pozitës ndaj opozitës. Konstruktiviteti ynë po përkthehet në arrogancë ndaj nesh. Ne nuk do të marrim pjesë në asnjë votim dhe çështje që trajtohet në komision përderisa nuk themelohet Komisioni Hetimor. Ne mund të marrim pjesë në diskutime por jo në votim. Si qëllim për të zbardhur gjithçka që ka ndodhur si proces”, tha Selmanaj.

Njëjtë mendon edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra. Ajo ka thënë se sjellja e mazhorancës karshi opozitës nuk është e drejtë.

“As PDK nuk do të jetë pjesë e votimeve të asnjë projektligji derisa nuk themelohet Komisioni Hetimor që do të bënte dritë mbi keqpërdorimet në blerjen e energjisë. Nuk do të jemi pjesë e asnjë votimi. Kjo sjellje e mazhorancës nuk është e drejtë ndaj nesh si opozitë. Për hir të korrektësisë bllokimi ka filluar në kuvend. Opozita ka votuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare dhe si deputete nuk njoh opozitë që ka funksionu si kjo e sotmja. Nuk jemi ne që kemi bllokuar punën e institucionit. Mazhoranca duhet ta largojë këtë arrogancë. T’i hapni mundësi këtij komisioni të kryejë punën e vet”, tha ajo, raporton Ekonomia Online.

Se nuk do ta votojnë asnjë marrëveshje e tha edhe shefi i deputetëve të AAK, Besnik Tahiri.

Ai kërkoi sqarime nga VV-ja se përse mos të bëhet një hetim parlamentar kur kjo parti janë që një vjet në pushtet.

“Jemi në situatë jo të mirë në parlament që rezultoi në mos votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Këtë shqetësim e kemi ngritur por arroganca e numrave politike numrat dhe koncepti krejt drejt bie ndonjëherë ngushtë dhe u kundërshtua një hetim parlamentar. Këtu janë dy probleme serioze pse mos me ndodh hetim parlamentar kur këta janë vetëm një vit në pushtet. Ne nuk do të votojmë derisa nuk ka zgjidhje për komisionin hetimor”, u shpreh Tahiri.

E deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, njoftoi se kjo mbledhje ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit.

“Ne jemi përfaqësues në komision të rëndësishme. Më vjen keq që nuk mund ta mbajmë mbledhjen. Çdo mundësi ligjore dhe kushtetuese do të jetësohet me norma të rregullta. S’ka kuorum nuk mund të bëjmë debat. Përmbushni kushtet ligjore kushtetuese. Nuk ka asgjë për t’u fshehur dhe po i’u inkurajojë për të gjitha instancat ligjore”, tha Rrustemi.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë