Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Opozita e quan manipulim me qytetarët paralajmërimin e Qeverisë që drafti i Asociacionit të dërgohet në Kushtetuese

23/12/2023 - 08:20
në Lajme
A A
Opozita e quan manipulim me qytetarët paralajmërimin e Qeverisë që drafti i Asociacionit të dërgohet në Kushtetuese
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deklarimet e Qeverisë që draft-statusin e pranuar për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), po e shohin si teori që të manipulohet me qytetarët.

Nga këto dy parti thanë se kjo po bëhet që të mos deklarohen që me formimin e Asociacionit do të krijohet autonomi territoriale brenda Kosovës.

Nga LDK-ja janë deklaruar se do ta shqyrtojnë me kujdes nen për nen draft-statutin dhe do ta kundërshtojnë me aq sa kanë fuqi.

Ndërsa nga AAK-ja janë deklaruar se janë të shqetësuar me draftin e pranuar, pasi më herët sipas tyre, kryeministri Albin Kurti është deklaruar që ka qenë i gatshëm që ta nënshkruaj edhe pa e ndryshuar fare.

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, ka thënë se si parti do t’i ftojnë ekspertët e tyre dhe do ta shqyrtojnë draft-statusin e Asociacionit, pasi sipas saj, në lexim të parë vërehet që u jep autonomi serbëve.

“Ne draft statusin do ta shqyrtojmë me kujdes si Lidhje Demokratike e Kosovës, do ti thërrasim gjithë ekspert brenda që i kemi për të analizuar mirë. Por sipas shikimit të parë që e kemi lexuar unë dhe gjithë anëtarët e tjerë flitet për një autonomi dhe nuk pritet gjë më e mirë nga prej Qeverisë Kurti. Ashtu edhe në bisedimet e Ohrit në deklarimet e tyre në Kuvendin e Kosovës mesë rreshtave e kanë pranuar që serbet do ta kenë një farë lloj autonomie dhe secila parti që ka qenë në pozitë ka mundur që ta sjell një statut të tillë ku sigurohet autonomia serbe në veri”.

“Ne nuk pajtohemi dhe e kemi shtyrë këtë pjesën e Asociacionit dhe zotëri Isa Mustafa e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, mandej është letra e Mogerinit që tani këta po thirren në këtë asociacion. Ne do ta analizojmë dhe sigurisht se secili prej nesh në LDK do ta kundërshtoj aq sa mundemi, aq sa fuqi kemi një pjesë të autonomisë në territorin e Kosovës, sepse territori jonë është i shenjtë dhe fal gjakut që kanë derdhur heronjtë tanë ne sot po e gëzojmë këtë liri”, tha ajo.

Bunjaku ka thënë se Qeveri është duke u munduar që të manipulojë me qytetarët me teorinë që këtë draft do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, pasi sipas saj, ministrat e kësaj Qeverie e kanë shkelur këtë gjykatë me vendimet e tyre dhe se asnjëherë nuk kanë dhënë llogari për këtë.

“Për cilën Gjykatë Kushtetuese e kanë fjalën, për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës të cilën për çdo ditë e shkelin ministrat e tij. Kështu që nuk besoj absolutisht në këtë teori sepse kjo është veç thjeshtë për të manipuluar prapë me qytetarët që mos me u deklaruar publikisht që serbet në veri kanë autonomi, mandej po fshehte pas Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa këtë Gjykatë Kushtetuese nuk ka ministër prej tyre që nuk e ka shkelur edhe që as nuk kanë dhënë dorëheqje dhe as llogari para deputetëve dhe qytetareve”, tha ajo.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se draft-statuti nga partia e tij ka marr shumë vërejtje pasi është kundër Kushtetues dhe se krijojnë një autonomi territoriale për serbët.

Sipas tij, i gjitha ky problem ka ardhur pasi kryeministri Kurti e ka pranuara atë pa koordinim me opozitën.

“Sa i përket draft statusit për Asociacioni mendoj që ka vërejtje mjaftë të mëdha e sidomos nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ne e kemi diskutuar në kryesin e Aleancës dhe nuk jemi pajtuar me draftin e propozuar sepse në shumë nene është kundër Kushtetuese dhe krijojnë një autonomi territoriale për serbet. Mendoj që kjo ka ardhur për mos koordinimin mesë mazhorancës dhe opozitës dhe mendoj që qeveria Kurti mban përgjegjësin për këtë draft statut”, tha ai.

Lekaj ka thënë se Kurti më herët ka deklaruar se është i gatshëm ta nënshkruaj edhe pa ndryshuar fare këtë draft, e që sipas tij, shpresa e vetëm që ta hedh poshtë këtë draft është Gjykata Kushtetuese, raporton EO.

“Sa i përket draft statuti ju e dini deklarimin e kryeministrit Kurti që ka thënë se jam i gatshëm ta nënshkruaja edhe pa ndryshuar fare, prandaj përpos Gjykatës Kushtetuese që mund ta hedh poshtë qeveria më nuk ka të drejtë që të ndryshoj por vetëm mos ta pranoj dhe mos ta qojë në Gjykatë Kushtetuese dhe mos të implementojë. Këto janë ato që kanë mbetur por shpresoj që Gjykata Kushtetuese do ta jep vendimin e saj”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë