Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Opozita fajëson Qeverinë për mungesë të rezultateve në diplomaci

08/07/2023 - 09:21
në Lajme
A A
Opozita fajëson Qeverinë për mungesë të rezultateve në diplomaci
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
Dështimet e diplomacisë kosovare, janë si pasojë e mungesës së një strategjie të mirëfilltë dhe ngjarjet në veri të vendit, sipas partive opozitare.

Ndërkaq mazhoranca e fajëson këtë të fundit për situatën aktuale me politikat e tyre.

Krahas dështimit për të siguruar njohje të reja, opozita kritika hedh edhe për mënyrën se si trajtohet Kosova në arenën ndërkombëtare.

Deputeti i Partisë Demokratiket të Kosovës, Hajdar Beqa, kritikon institucionet për mungesë të përfaqësimit dinjitoz në arenën ndërkombëtare.

Kritika ka edhe ndaj Presidentes Osmani e kryediplomates Gërvalla, për të cilën thotë se më shumë është marrë me shkarkime.

“Sa i përket dështimit të diplomacisë, fatkeqësisht ne e kemi thënë se nuk kemi parë ndonjë strategji të Qeverisë aktuale për diplomaci e as në nivel të kryeministrit e as të ministres, por as në nivel të presidentes së vendit, andaj mendoj se është një mungesë totale e strategjisë dhe në të njëjtën kohë nuk kemi përfaqësime dinjitoze jashtë Republikës së Kosovës. Ne kemi parë që ministrja (Gërvalla) më shumë është marrë me disa shkarkime të përfaqësueseve diplomatik dhe nuk ka emëruar njerëz për t’i zëvendësuar ata”, thotë Beqa, teksa e sheh diplomacinë pa ministër të Jashtëm.Beqa thotë se Qeveria fokusin kryesor e ka në veri të vendit, me ç’rast thotë se ato veprime po i ndërmerr për t’i mbuluar dështimet në arenën ndërkombëtare.

“Nuk kemi asnjë njohje deri më tani, nuk kemi as ndonjë premtim për të pasur një njohje të re, nuk kemi as një sukses në fushën e diplomacisë e as lobim për të avancuar Republikën e Kosovës dhe mendoj që në një far forme Kosova po funksionon sikur të mos kishte fare ministër të Jashtëm ose sikur ta kishin larguar nga strategjia e tyre apo nga projekti i tyre diplomacinë e jashtme. Tërë fokusimi i kësaj Qeverie, fatkeqësisht është në veri, përmes veriut duke bërë poenë ndoshta më shumë populiste po mundohen t’i mbulojnë dështimet tjera si në arenën ndërkombëtare si atë të brendshme, siç e kemi problemin me zhvillim ekonomik, ikjen e rinisë, papunësinë e kështu më radhë”, u shpreh Beqa.

E më kritikuese ndaj kësaj qeverisjeje, shprehet deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi.

Ajo ka përmendur marrëveshjen e arritur në Uashington nga ish-kryeministri Avdullah Hoti, për të cilën u kritikua me të madhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Ju e keni parë kur ish-kryeministri Hoti e patë bërë një marrëveshje për një vit moratorium për mosaplikim në organizata ndërkombëtare, si e kanë quajtur kryeministrin Hoti, ndërsa tash për dy vite ne nuk kemi asnjë njohje e asnjë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, pra kjo është shqetësuese. Do duhej që së paku ta kenë një strategji, mirëpo kjo Qeveri nuk ka pasur strategji e as platformë lidhur me politikën e jashtme”, u shpreh Krasniqi për EO.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë