Opozita ka lëshuar seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës pasi nuk pati kuorum për kthimin në rishqyrtim të tri projektligjeve për të cilat ata kërkuan që të largohen nga rendi i ditës dhe të rishqyrtohen.
Bëhet fjalë për projektligjet për Zyrtarët Publikë, Këshillin e Pavarur të Mediave dhe Këshillin Prokurorial.
Opozita ka kërkuar që Ligji për Zyrtarët Publikë, ai për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe ai për Këshillin Prokurorial të Kosovës të kthehen për shqyrtim në Komision dhe të largohen nga rendi i ditës, pasi dje BE-ja tha se për këto projektligje janë shpërfillur rekomandimet që i kanë ofruar.
Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka propozuar që këto projektligje të largohen nga rendi i ditës dhe të kthehen për rishqyrtim.
Njësoj kanë propozuar edhe Abelard Tahiri nga PDK dhe Pal Lekaj nga AAK.Ndryshe, dje BE-ja ka thënë se projektligjet për Zyrtarët Publikë, Këshillin e Pavarur të Mediave dhe Këshillin Prokurorial nuk janë në harmoni me rekomandimet që i ka dhënë tash e një kohë.













