Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Opozita: Ligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë është veç për fushatë

13/09/2024 - 10:18
në Lajme
A A
Opozita: Ligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë është veç për fushatë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës është votuar projektligji i ndryshuar për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Para votimit, kryeministri Kurti ka thënë se “pavarësisht tendencave për ta zvarritur jetësimin e këtij ligji, Byroja do të bëhet”.

Kryeministri Kurti tha se Byroja gjithashtu do të shërbejë edhe si parandalim që kurrë më të mos keqpërdoret buxheti i shtetit dhe pozita zyrtare.

Në anën tjetër, deputeti Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar në lidhje me ligjin e ri për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ai theksoi se ende nuk e ka parë draftin e këtij Ligji dhe shprehu dyshime nëse ka vazhduar me praktikat e mëparshme të shkeljes së Kushtetutës ose nëse ligji po përdoret thjesht për qëllime politike, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën.

Ai e konsideron këtë nismë si të paefektshme, duke u bazuar në kufizimet teknike dhe procedurale të rregullores së Kuvendit.

Sipas tij, nëse vlerësojmë sesi ligjet kalojnë në Kuvend dhe me afatet e ngushta që kemi tani, është e pamundur që ky ligj të kalojë në këtë legjislaturë.

“Nuk e kam parë ende draftin e këtij ligji , nëse kanë vazhduar me avazin e vjetër për të shkelur Kushtetutën, apo për ta përdorur një ligj vetëm sa për fushatë siç e kanë përdorur para 4 viteve, atëherë kjo nuk kalon ,kjo nismë tash realisht edhe nuk ka vlerë sepse teknikisht dhe proceduralisht nëse e shikojmë rregulloren e kuvendit është e pamundur të kalojë në këtë legjislaturë”, tha Beqa.

Ai e kritikoi qeverinë aktuale për përdorimin e këtij ligji si një mjet fushate, duke argumentuar se nuk ka pasur interes të vërtetë për miratimin e ligjit dhe se ai është thjesht një tentativë për të manipuluar opinionin publik në prag të zgjedhjeve

“Nismat ligjore tani e tutje që iniciohen nga qeveria e Republikës së Kosovës për të ardhur në kuvend duke pasur parasysh që jemi në sesionin e fundit dhe janë shpallur zgjedhjet me 9 shkurt dhe diku në fund të tetorit shkojmë në pushim të sesionit vjeshtor kjo nënkupton që nuk janë të interesuar që ta kenë këtë ligj, nuk kanë qenë të interesuar sepse kanë bërë kundërshtim me kushtetutën, vetëm është mjet për fushatë asgjë më shumë”, deklaroi Beqa.

Në një reagim ndaj vendimit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, deputetja Time Kadrijaj nga Alenca për Ardhmërinë e Kosovës e kritikoi qeverinë për qasjen e saj në këtë çështje.

Ajo e akuzoi qeverinë për krijimin e ligjeve që ajo i sheh si anti-kushtetuese, dhe që, sipas saj, janë në shkelje të parimeve të drejtësisë dhe të Kushtetutës.

Kadrijaj e theksoi se këto ligje nuk vetëm që janë të papranueshme nga pikëpamja ligjore, por gjithashtu dëmtojnë besueshmërinë dhe efikasitetin e institucioneve të Kosovës.

“Ne në çdo rast adresojmë shqetësimet e nuk rreshtim ti bëjmë publike e edhe kundërshtimet. Po kjo qeveri mashtruese me tendencën e kapjes se institucioneve po bën ligje anti kushtetuese, te cilat shkelje po i konfirmon edhe vet gjykata kushtetuese”, tha Kadrijaj

Deputetja Kadrijaj kritikoi gjithashtu performancën e qeverisë, duke theksuar mungesën e transparencës dhe llogaridhënies.

Sipas saj, këto probleme kanë kontribuar në një dëmtim të madh të imazhit të Kosovës si në nivel të brendshëm ashtu edhe në raport me aleatët ndërkombëtarë. Ajo akuzoi qeverinë për përdorimin e veprimeve ad hoc dhe të pa menduara në përpjekje për të ruajtur mbështetje politike dhe për të manipuluar opinionin publik, veçanërisht në një periudhë zgjedhore.

Kadrijaj e kritikoi gjithashtu qeverinë për qëndrimin e saj ndaj çështjeve të rëndësishme, duke pretenduar se ajo është më e interesuar për përfitime partiake të ngushta sesa për mirëqenien e vendit dhe për marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë.

“Performanca e keqe e kësaj qeverie, jo transparenca jo llogaridhënia e kane dëmtuar këtë pushtet. Tash meqenëse jemi ne proces zgjedhor po mundohet me veprime ad hoc te pa menduara e te pa koordinuar dëshiron ti ruaj votuesit e ri ushqej militantet se jemi duke punuar për premtimet e dhëna. Bile, bile ankohen se deputetet dhe gjykata kushtetuese s’po na lejojnë te bëjmë reforma dhe përmbushjen e premtimeve”, deklaroi Kadrijaj.

Sipas saj, kjo qeveri ka dëmtuar rëndë vendin dhe ka kontribuar në një izolim të mëtejshëm të Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke e bërë vendin më të sanksionuar dhe më pak të lidhur me aleatët e saj strategjikë.

“ Kjo qeveri e ka dëmtuar shtetin e po vazhdon ta beje çdo dite: S’po ju intereson çmimi i vendit po për baze e kane interesin e ngushtë partiak. Prandaj jemi vend i sanksionuar , zbehje te raporteve me aleatet tone dhe izolim i vendit!”, përfundoi Kadrijaj.

Ish-shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli është deklaruar mbi ligjin e ri të miratuar për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ai theksoi se, nëse ky ligj shërben si një mjet efektiv për parandalimin e korrupsionit, atëherë është një hap në drejtimin e duhur.

Megjithatë, Pacolli theksoi se është e rëndësishme të sigurohet respektimi i të drejtave të njeriut, sidomos e drejtës për pronën private. Ai e theksoi se çdo akuzë duhet të mbështetet me prova dhe fakte të qarta, dhe jo të ndodhin situata ku individët janë të akuzuar pa një bazë të fortë ligjore

“Nëse shërben si instrument për parandalimin e korrupsionit është mire por duhet te kemi kujdes për respektimin e te drejtave te njeriut e sidomos te drejtën për pronën private. Ai qe akuzon është i detyruar te sjell provat dhe faktet e jo anasjelltas”, tha Pacolli./Front Online

JU REKOMANDOJMË

Haziri: Jemi rivali kryesor i VV’së, po luftojmë për vendin e parë – Dallimi i LDK-së me partinë e Albin Kurtit, si nata me ditën
Lajme

Haziri: Kurti e bën një hap para e dy prapa – Ai po sillet me dy standarde, po e vuajmë këtë mendësi

18/07/2025 - 22:55
Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë
Lajme

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

18/07/2025 - 22:36
Berlin: Deputeti gjerman kërkon që të drejtat e shqiptarëve në Serbi të trajtohen si të serbëve në Kosovë
Kryesore

Berlin: Deputeti gjerman kërkon që të drejtat e shqiptarëve në Serbi të trajtohen si të serbëve në Kosovë

18/07/2025 - 22:27
Arrestimi i Popoviqit në Rahovec për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht
Lajme

Arrestimi i Popoviqit në Rahovec për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht

18/07/2025 - 22:23
Frenimi i luftës: BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës ruse
Lajme

Frenimi i luftës: BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës ruse

18/07/2025 - 22:13
Policia gjen produkte medicinale në një objekt në Mitrovicë të Veriut, nuk dihet të kujt janë
Lajme

Rreziku nga spiunët, Serbia synon destabilizimin e Kosovës

18/07/2025 - 22:09

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • As Benzema, as Vinicius Jr., por Butrint Imeri: Publikon video me influenceren shqiptare, Melissa

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Formohet një subjekt i ri politik në Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë