Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Opozita” optimiste: PDK, LDK dhe AAK të bindura se pas zgjedhjeve nuk do ketë Qeveri Kurti

22/11/2025 - 16:08
në Kryesore, Lajme
A A
“Opozita” optimiste: PDK, LDK dhe AAK të bindura se pas zgjedhjeve nuk do ketë Qeveri Kurti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Partitë ish-opozitare janë shprehur optimiste për zgjedhjet e parakohshme nacionale. Liderët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së janë shprehur të bindur se pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit nuk do të ketë më Qeveria Kurti.

Ata kanë bërë me dije se Kosovës do të ia sjellin një qeveria të re, të cilën e meriton Kosova.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është zotuar se do ta rikthejë Kosovën në normalitetit.

Pas mbledhjes së parë të Kryesisë të drejtuar prej tij, Hamza ka thënë se më 28 dhjetor do të hapet një kapitull i ri për Kosovën.

“Në mbledhjen time të parë me Kryesinë e PDK-së nisëm riorganizimin për zgjedhjet. PDK është e vendosur t’ia rikthejë Kosovës normalitetin, stabilitetin dhe besimin te institucionet. Së bashku me ju, më 28 dhjetor, hapim kapitullin e ri drejt ndryshimit të shumëpritur!”, ka shkrua Hamza në profilin e tij në “Facebook”.

Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është shprehur i bindur se pas zgjedhjeve do të ndryshojnë gjerat në të mirë Kosovës.

Pas shpalljes së zgjedhjeve, ai ka thënë LDK-ja është e aftë të çojë Kosovën përpara.

“Vitet e humbura, ngecjet, lodhjet, zhgënjimet, sot janë veçse një thirrje drejt një zgjimi të madh qytetar. Një rikujtim se ky vend është i aftë të çojë përpara më shumë sesa krizë e kaos; është i aftë të ndërtojë shtet, të hapë horizonte, të rikthejë dinjitetin që i takon. Dhe zgjedhjet e 28 dhjetorit nuk janë thjesht për të vendosur kush udhëheq me një Qeveri. Këto zgjedhje janë për të vendosur se kush jemi ne dhe kush duam të jemi si vend; si popull, si gjeneratë. A jemi të gatshëm të dorëzohemi para lodhjes e vet lojës; apo të ngrihemi, edhe një herë, për ta shkruar vetë të ardhmen tonë”, ka shkruar Abdixhiku në profilin e tij në “Facebook”.

Ai i ka ftuar qytetarët e Kosovës që të bashkohen në rrugëtimin e tij.

“LDK-ja hyn në këtë rrugëtim jo vetëm me programin më serioz, jo vetëm me ekipin më të përgatitur, por me një besim të palëkundur tek qytetari i Kosovës. Tek fuqia e mirësisë, tek përgjegjësia, tek aftësia për të ndërtuar diçka më të madhe se vetvetja. Prandaj ky rrugëtim nuk është vetëm i yni. Nuk është as i një partie. Ky rrugëtim është i gjithë Kosovës; qytetarëve të saj brenda e në mërgatë. Prandaj sot ju bëj thirrje për bashkim qytetar në misionin tonë. Të sinqertë, të ndershëm, të guximshëm”, ka shkruar ai.

Kurse, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar së tani është koha e vendimeve të mëdha dhe të guximshme.

Ai ka bërë me dije se Kosova nuk pret më.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se koha e fjalëve ka kaluar.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Kosova nuk pret më. Koha e fjalëve ka kaluar. Tani është koha e vendimeve të mëdha, dhe të guximshme. Sot, secili prej nesh e ka një detyrë. Ta mbrojmë të ardhmen e vendit tonë. Jo me fjalë të thata, por me votë të pastër, me qëndrim të fortë, dhe me dinjitet. Secili prej nesh do ta marrim përgjegjësinë që ta udhëheqim Kosovën drejt sigurisë, zhvillimit dhe drejtësisë”, ka shkruar ai.

Ai ka bërë me dije se më 28 dhjetor Kosova do të flet.

“Data është caktuar. Më 28 dhjetor, Kosova flet. Populli vendos. Kur voton ushtari, shtetit i kthehet nderi. Kur voton polici, familjet marrin siguri. Kur voton bujku, toka jonë merr frymë e ringjallet. Kur voton mjeku, shoqëria shërohet. Kur voton profesori, mësuesi, studenti, nxënësi, ndërtohet e ardhmja. Kur voton populli, fitojnë gjeneratat. Ne nuk jemi këtu as për frikësim, as për iluzione. Jemi këtu për ta kthyer besimin tek shteti. Për t’i dhënë Kosovës qeverisjen që punon, që s’dridhet, që nuk i shërben propagandës, por shtetit dhe qytetarëve, pa dallim. Dhe ditëve në vijim, do të jem me ju kudo”, ka shkruar Haradinaj.

JU REKOMANDOJMË

Kongresistët amerikanë takohen me Haxhiun në Presidencë

Kongresistët amerikanë takohen me Haxhiun në Presidencë
27/05/2026 - 11:34

Dy kongresistë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Keith Self dhe Suhas Subramanyam, kanë filluar takimin në Presidencën e Kosovës me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu....

Më shumëDetails

Ipeshkvi i Kosovës me mesazh për Kurban Bajramin: Të ruhet bashkëjetesa dhe të ulen tensionet politike

Ipeshkvi i Kosovës me mesazh për Kurban Bajramin: Të ruhet bashkëjetesa dhe të ulen tensionet politike
27/05/2026 - 10:28

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në selinë e Bashkësisë Islame, ka pritur përfaqësues të ndryshëm për festën e Kurban Bajramit. Për vizitë në BIK ka shkuar edhe Ipeshkvi...

Më shumëDetails

Përqafime dhe batuta, Rama ndan pamjet nga Konferenca Shqipëri-BE: A pranon të martohesh?

Përqafime dhe batuta, Rama ndan pamjet nga Konferenca Shqipëri-BE: A pranon të martohesh?
27/05/2026 - 10:22

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BSHKIMI Europian e mbajtur ditën e djeshme në Bruksel. Video me pamjet nga Brukseli janë shoqëruar...

Më shumëDetails

Muharremi për ndarjen e 2 milionë eurove për biletat e aeroplanëve: Na prishën festën e Bajramit këta horra, asnjë cent për bujqit

Muharremi për ndarjen e 2 milionë eurove për biletat e aeroplanëve: Na prishën festën e Bajramit këta horra, asnjë cent për bujqit
27/05/2026 - 10:08

Analisti politik Shenoll Muharremi ka shpërthyer ndaj vendimit të Qeverisë në detyrë për ndarjen e 2 milionë eurove për biletat e aeroplanëve për mërgimtarët. Anëtaret e Qeverisë Kurti...

Më shumëDetails

Vizita e Kurtit për Bajram në BIK: Sakrifica na ka sjellë liri dhe prosperitet

Vizita e Kurtit për Bajram në BIK: Sakrifica na ka sjellë liri dhe prosperitet
27/05/2026 - 10:06

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës. Gjatë kësaj vizite, ai ka uruar myftiun...

Më shumëDetails

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Publikohen çmimet e derivateve për sot
27/05/2026 - 10:00

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur përcaktimin e ri të çmimeve të derivateve në vend. Sipas njoftimit, një litër naftë sot do të shitet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    585 Shpërndaje
    Shpërndaje 234 Tweet 146
  • Shtesat prej 100 euro për fëmijët e pensionistët – ministri jep lajmin e shumëpritur

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Ekzekutohen 100 eurot për këtë kategori

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “S’jam edhe aq mirë”- Granit Plava lidhet direkt me një emision, moderatorja i ndërpret telefonatën

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vendimi i Gjykatës së Lartë “godet” rëndë Valon Ademin, Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë