Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Organizatat e Shoqërisë Civile: Vendi i bllokuar – Kosova pa marrëveshje, pa qeveri e pa buxhet

09/12/2025 - 10:25
në Kryesore, Lajme
A A
Qeveria po ua bllokon buxhetin komunave, AKK: Vonesa të tilla dëmtojnë rëndë jo vetëm komunat, por edhe qytetarët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit 2025 e cila organizohet nga Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile, i përbërë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO), me moton “Bashkë Kundër Korrupsionit”, IKD të martën publikoi promon “Kosova pa marrëveshje, pa qeveri, pa buxhet”, në të cilën theksohet se vendi ka mbetur i bllokuar si pasojë e mosformimit të Qeverisë dhe moskonstituimit të Kuvendit. Ndërkohë që tashmë jemi në prag të vitit të ri dhe vendi është pa buxhet e pa miratim të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 votuan 966,283 qytetarë të Republikës së Kosovës.

Qytetarët ua dhanë besimin partive politike që të formojnë institucionet dhe të qeverisin vendin. Por ky besim nuk u shndërrua në qeverisje.

Partitë politike sipas peshës dhe fuqisë politike që morën nga qytetarët e Kosovës, dështuan që votën e tyre ta kthejnë në qeverisje të mirë dhe vendimmarrje për të promovuar interesat strategjike të Kosovës.

Vetëvendosje, si parti e parë, në mungesë të vullnetit politik dhe bashkëpunimit të sinqertë për të formuar instituconet, filloi me manovra politike duke prolonguar formimin e institucioneve.

Ajo propozoi disa herë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por mori vetëm 57 vota. Dështuan edhe propozimet për Gërvallën, Muratin dhe Nagavacin, derisa në fund u zgjodh Dimal Basha.

Kosova mbeti për 179 ditë pa Kuvend të konstituuar, për faktin se procesi u zvarrit për shkak të moszbatimit të tre aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Më 26 qershor 2025, Gjykata urdhëroi konstituimin brenda 30 ditësh, por afati u anashkalua.

Më 7 gusht, konstatoi se deputetët nuk zbatuan Aktgjykimin e 26 qershorit 2025, që Kryesuesi Dehari nga LVV nuk veproi në pajtueshmëri me Aktgjykimin e datës 26 qershor dhe që Kryetari duhet të zgjedhet përmes votimit të hapur.

Më 8 tetor, Gjykata konstatosi se seanca nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb.

Moszbatimi i këtyre vendimeve e mbajti Kosovën të bllokuar për muaj të tërë.

Ky bllokim vazhdoi edhe në përpjekjet për formimin e Qeverisë: as Albin Kurti dhe as mandatari i dytë, Glauk Konjufca, nuk siguruan shumicën, dhe vendi shkoi në zgjedhje.

Tani, pasojat i paguajnë qytetarët. Pa Kuvend nuk ka mbikëqyrje të Qeverisë, nuk ka ligje të reja dhe reformat ndalen: drejtësia, ekonomia, skemat pensionale e sociale, si edhe administrata publike.

Ndërkohë, vendi hyn në vitin e ri pa buxhet; RTK mbetet pa financim, me 700 punëtorë pa paga; katër komuna pa buxhet; nuk u votuan marrëveshjet e Planit të Rritjes me rrezik mbi 800 milionë euro; dhe pa u miratuar mbeti edhe marrëveshja me Bankën Botërore.

Kjo është kostoja e mosbashkëpunimit. Kostoja që e paguan vendi dhe qytetarët. /BetimipërDrejtësi

JU REKOMANDOJMË

Serwer nga Prishtina: Duke shijuar 4 Korrikun në kryeqytetin më pro-amerikan në botë

Serwer nga Prishtina: Duke shijuar 4 Korrikun në kryeqytetin më pro-amerikan në botë
02/07/2026 - 13:10

Profesori amerikan Daniel Serwer ka ndarë fotografi nga festimi i “4 Korrikut”, i organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. Kjo festë tashmë është...

Më shumëDetails

Balla: Dritan Goxhaj paguhet nga Irani, kemi prova

Balla: Dritan Goxhaj paguhet nga Irani, kemi prova
02/07/2026 - 13:06

Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se Dritan Goxhaj është një person i paguar...

Më shumëDetails

Skandal me privatësinë në tender milionësh: Kompania e Valon Ademit dhe OSHP-ja publikojnë të dhënat personale të tre pronarëve të “Lika Trade”

Skandal me privatësinë në tender milionësh: Kompania e Valon Ademit dhe OSHP-ja publikojnë të dhënat personale të tre pronarëve të “Lika Trade”
02/07/2026 - 12:54

Një ankesë e dorëzuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) nga kompania “2A Group” SH.P.K me pronar biznismenin Valon Ademi e njohur nga historia e skandalit në Aeroportin...

Më shumëDetails

KEK-u nuk ndalet, i jep sërish tender me negocim donatorit të VV-së, “Ex Fis” të Isa Muharremit

KEK-u nuk ndalet, i jep sërish tender me negocim donatorit të VV-së, “Ex Fis” të Isa Muharremit
02/07/2026 - 12:47

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka rekomanduar për kontratë kompaninë e derivateve “EX-Fis” Sh.P.K. në tenderin me titull “Furnizim me mazut”, me vlerë prej 158 mijë euro. Kompania...

Më shumëDetails

Përparim Rama flet për gjendjen në LDK: Duhet me vazhdu bashkë për të ardhmen e vendit, me e luftu autorkracinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka përfunduar vetëm 3% të premtimeve zgjedhore
02/07/2026 - 12:39

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është pyetur sot nga gazetarët për situatën në Lidhjen Demokratike të Kosovës, shkruan Express. Rama ka thënë se LDK-ja ka qenë gjithmonë bashkë...

Më shumëDetails

Zvërneci, Rama: Patriotizëm nuk është të refuzosh investimet e huaja

Rama: Kosova t’i përmbush pikat nga dialogu – Serbia kurrë mos i bëftë
02/07/2026 - 12:24

Kryeministri Edi Rama ka folur për investimin në Zvërnec, gjatë një bashkëbisedimi me pensionistët.Sipas Ramës, patriotizëm nuk është të refuzosh investimet e huaja, por të rrisësh të ardhurat...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Viva Fresh e oligarkut Xhevdet Rexhepi shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

    Viva Fresh e oligarkut Xhevdet Rexhepi shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

    164 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Babë e birë në pranga në aksionin kundër naftarëve të dyshuar si grup i strukturuar kriminal (Emrat)

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Dallavere me çmime të naftës në kohë krize: Shteti e dërgon në gjykatë “Benita Corporation” të Nexhat Kalludrës

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Skender Kelmendi i Eurokos Petrol është i arrestuari tjetër në aksionin kundër naftarëve, para një muaji drejtori i kompanisë deklaronte se po ndikojnë uljen e çmimit

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Dallavere me çmimet e naftës: Lab Oil i Raif Gashit përfundon në gjykatë (Dokument)

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë