Në këto momente po zhvillohen ndeshjet e kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Mirëpo në ndeshjen Aston Villa-PSG, organizatorët bënë një gafë duke lëshuar himnin e Ligës së Evropës, në vend të asaj të Ligës së Kampionëve.
Kjo gjë shkaktoi konfuzion tek lojtarët e PSG-së, të cilët reaguan të habitur.
Aktualisht po zhvillohet ndeshja në “Villa Park”, me PSG-në që po udhëheq 0-1.