
Misioni i OSBE-së në Kosovë u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që ta zbatojnë vendimin për kthimin e tokës në Manastirin e Deçanit pas shtatë vitesh.
Në postimin e OSBE-së në Twitter, theksohet se vendimi për pronësinë e manastirit mbi tokën ka mbetur vetëm në letër.
“Shtatë vjet më vonë, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pronësinë e manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë mbetet në letër. Misioni i OSBE-së në Kosovë përsërit thirrjen e saj drejtuar institucioneve për të mbështetur sundimin e ligjit dhe regjistrimin e tokës në emër të manastirit”, thuhet në postimin e OSBE-së në Twitter.











