Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë

08/09/2024 - 21:26
në Kryesore, Lajme
A A
“I dërgojmë lutjet nga Kosova”, Osmani i uron shërim princeshës të Uellsit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës në asnjë moment nuk kanë kërkuar që ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë të mbahet e mbyllur.

Ajo ka thënë se kërkesë e SHBA-së është që të vendoset bashkë data e hapjes bazuar në vlerësimet e sigurisë.

“Po vlerësohet që duhet të bëhen përgatitje bashkë me aleatët, koordinim i përbashkët edhe për çështjen e urës, në mënyrë që të veprojmë bashkërisht. Në asnjë moment Amerika nuk po kërkon ta mbajmë urën mbyllur. Po kërkon që të ulemi bashkë dhe të vendosim datën bashkë duke u bazu në vlerësime të përbashkët të sigurisë. Unë nuk e di kush po e refuzon se unë s’jam prezente në takimet e ambasadorit me Qeverinë”, ka deklaruar Osmani.

Osmani ka thënë se kërkesën për koordinim asnjëherë nuk e konsideron si nënshtrim.Ndërsa ka thënë se për të ka qenë e papranueshme kërkesa e partnerëve ndërkombëtarë që çështja e Urës së Ibrit të diskutohet me Serbinë në Bruksel.

Sipas saj, synimet me SHBA-në janë të njëjta ndërsa momentum duhet të zgjidhet bashkë.

“E kuptoj frustrimin e qytetarëve. Ura nuk është dashtë më u mbyll kurrë. Ata që na kanë çliru, jo me i pyet , por me u koordinu bashkë me ta, edhe shtetet me të mëdha ulen me shtetet e vogla e i dakordojnë disa gjëra. Jemi shtet siguria e të cilit varet edhe nga partnerët tanë. Është në interes të Kosovës që ne ta kemi NATO-n këtu dhe që Amerika të na përkrahë, nuk është nënshtrim”- tha ajo në një intervistë për “KallxoPërnime“.

Hapja e Urës së Ibrit po synohet nga Qeveria e Kosovës, mirëpo është kundërshtuar nga bashkësia ndërkombëtare (përfshirë SHBA-në, BE-në, KFOR-in), e cila insiston se kjo temë duhet të diskutohet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë më 28.08.2024, ka treguar se çështja e hapjes së urës qendrore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, diskutohet gjithnjë në takimet që ka me me zyrtarë të ndryshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s.

JU REKOMANDOJMË

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi
26/10/2026 - 14:12

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur nga Arlinda Zekaj. Sipas tij, viktima kishte pretenduar në...

Më shumëDetails

“Arlinda e ka ditë prej fillimit që kanë me ia marrë jetën”, Hoxha: Prokurorja i tha: Kuptona, shko te baba

Mes lotëve e trishtimit, flet avokatja e Arlinda Zekës: “S’kom me vdekë pa e çu dikon në burg”!
26/10/2026 - 13:55

Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Prokurorinë për mungesën e veprimeve ligjore për mbrojtjen e viktimës së dhunës në familje, e cila u...

Më shumëDetails

“Shteti e vrau Arlindën” – aksion simbolik i QIKA-s, ngjyrë e kuqe dhe pankartë në hyrje të qeverise

“Shteti e vrau Arlindën” – aksion simbolik i QIKA-s, ngjyrë e kuqe dhe pankartë në hyrje të qeverise
26/10/2026 - 13:51

Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku shkallët e ndërtesës janë lyer me ngjyrë të kuqe. Aksioni është zhvilluar një ditë...

Më shumëDetails

Fitorja e studentëve në Serbi, Rashiti tregon çfarë mund të ndryshojë në raport me Kosovën

Naim Rashiti del me 10 opsione për tejkalimin e ngërçit: LVV të propozojë 3 kandidatë për kryetar Kuvendi…
26/10/2026 - 13:39

Lista Studentore ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi me 51.47 për qind të votave. Ndërsa rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe ndikimin e tyre në zhvillimet politike...

Më shumëDetails

Deklarata e Arlinda Zekajt në Polici: “Nuk ndihem e sigurt të kthehem në shtëpi”, kërkoi largimin e familjarëve të bashkëshortit, të cilët i quajti “uzurpatorë”

Dokumenti që rëndon dyshimet për dështim institucional në rastin e Arlinda Zekajt: Avokatja denoncoi prokuroren për shkelje të rënda, kërkoi hetim disiplinor dhe sigurimin e provave
26/10/2026 - 13:24

Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar bashkëshortin e saj Jeton Sylaj pranë Policisë së Kosovës në Pejë. Në deklaratën e siguruar ekskluzivisht...

Më shumëDetails

“Shteti të japë llogari”, pas vrasjes së Arlinda Zekajt paralajmërohet protestë të mërkurën

“Shteti të japë llogari”, pas vrasjes së Arlinda Zekajt paralajmërohet protestë të mërkurën
26/10/2026 - 13:02

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për revoltë kombëtare pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    201 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • Deçanasi e vret në Vitomericë kunatën e tij

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Zhvillime të reja për vrasjen me sëpatë në Pejë, ndalohet edhe bashkëshorti i viktimës, Jeton Sylaj

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Uroj të mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime” – letra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    207 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë