Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar gjendjen në pjesën veriore të venit.
Pas takimit me partitë politike, ku kanë vendosur për shtyrjen e zgjedhjeve në veri, ajo ka thënë se bandat kriminale në veri për qëllim destabilizimin e vendit.
Ajo është shprehur e bindur se Kosova do ta kalojë me sukses edhe këtë sfidë.
“Në veri bandat kriminale të udhëhequra nga lideri i tyre politik Vucic nga i cili marrin urdhra, kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës. Edhe në këtë sfidë do të dalim fitimtar”, ka thënë Osmani./Nacionale












