Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani: Bashkë me aleatët tanë do ta ndalim Serbinë

28/12/2023 - 22:30
në Lajme
A A
Osmani: Bashkë me aleatët tanë do ta ndalim Serbinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani siguroi popullin e Kosovës se do ta ndalin çdo lloj kërcënimi që vjen nga Serbia.

“Grupet kriminale po vazhdojnë trajnimet e tyre dhe përgatitjet e tyre dhe riorganizimet e tyre brenda territorit të Serbisë, nuk thash që ata nuk po përgatiten të sulmojnë, thash që do t’i ndalim. Prandaj qytetarët duhet të jenë të qetë, jo pse Serbia nuk e synon të keqen, por sepse ne së bashku me aleatët tanë do t’i ndalim. Nuk do të lejojmë që ata ta rrezikojnë Kosovën dhe t’i rrezikojnë qytetarët e saj “, tha Osmani, në intervistë për RTV21.

Presidentja tha se nuk është duke u paralajmëruar luftë në Kosovë.

“Nuk është që ne po kontribuojmë për përshkallëzim. Është Serbia që po përgatitet vetëm për skenarë të këqij, sepse ata mendojnë se është në interes të tyre të destabilizohet gjithë rajoni. Kështu që është një detyrë e jona që të ngritet përgatitja për parandalimin e sulmeve të tilla, që shpeshherë të tregojmë se cila është situata në realitet në mënyrë që të gjithë ta rrisim nivelin e përgatitjeve përfshirë edhe partnerët që na ndihmojnë në këtë drejtim, pra është masë parandaluese”, tha Osmani, duke shtuar se paralajmërimet kanë për qëllim që të rrisin nivelin e gatishmërisë.

Sipas saj situata në Ballkan u duket më e qetë. Ajo përmendi situatën para 24 shtatorit, kur i njoftonin ndërkombëtarët për atë që po planifikonte Serbia.

“Para 24 shtatorit kur ne shpeshherë i informonim se çfarë po planifikonte Serbia na thonin, nuk është Vuçiqi aq i çmendur që të bëjë diçka të tillë. Pasi ndodhi filluan ta shohin me një sy tjetër”, tha Osmani.

Ajo tha se institucionet e Kosovës kanë pasur informata për kontrabandim të armëve para sulmit të 24 shtatorit dhe për trajnimin e grupeve.

“Aq shumë Serbia ka bërë blof gjatë këtyre dy dekadave … Deri në sulmin e 24 shtatorit shumica kanë menduar që Serbia e ka thjesht blof për të përfituar më shumë te pjesa e dialogut, ose për të përfituar projekte shtesë nga BE. Një prej kartave që Vuçiqi përdor, është kërcënimi me dhunë, ‘ma jepni edhe këtë përfitim në qoftë se nuk dëshironi të përdor dhunë’”, tha Osmani.

Ajo foli për marrëveshjen që ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nënshkroi me NATO-n.

Osmani tha se sipas atij dokumenti FSK para se të shkojë në veri duhet të marrë leje nga NATO, pra sipas saj nuk është ndalim për të shkuar, por procedurë.

“Të them sinqerisht FSK e ka respektuar këtë marrëveshje sepse nuk ka pasur nevojë për angazhim në veri deri tani megjithatë ajo marrëveshje është nënshkruar duke supozuar kohë paqeje pra duke supozuar që nuk ka ndonjë sulm nga ana e Serbisë”, tha Osmani

Më tej Osmani tha se në sulmin e 24 shtatorit nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje të FSK-së, pasi që sipas saj është kryer puna mirë nga policia e Kosovës.

“Atë ditë policia jonë ka bërë një punë të shkëlqyeshme e po ashtu NATO-ja ka qenë aty e angazhuar për të ndihmuar dhe përkrahur policinë e Kosovës në çdo cep të Kosovës”, tha Osmani.

“Ne kemi diskutuar me NATO-n që të sigurohemi që të parandalohet sulmi nga Serbia që do të mund të eskalonte në konflikt. Marrëveshja [e Thaçit me NATO-n] është nënshkruar duke supozuar në kohë paqeje, por unë jam e bindur se nuk do të vijë deri te një pikë e tillë pikërisht për shkak të profesionalizimit të policisë”, deklaroi Osmani.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë