
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu gjatë vizitës në Itali është pritur nga Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella. I pranishëm në takim ishte zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Edmondo Cirielli.
Osmani ka falenderuar presidentin Mattarella për mikëpritjen e ngrohtë dhe njëherit konfirmuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe diskutuan për thellimin e bashkëpunimit.
Postimi i plotë:
Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë, President Mattarella.
Në Romën historike pata kënaqësinë të mirëpritem nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, me ç’rast u konfirmuan marrëdhëniet miqësore në mes të dy vendeve tona dhe u diskutuan mundësitë e shumta për thellim të bashkëpunimit bilateral.
Me Italinë e historisë së jashtëzakonshme, artit botëror, traditës kulinare e pejsazheve magjepëse ka kaq shumë gjera që na bashkojnë. Por, mbi të gjitha na bashkon orientimi ynë i përbashkët për paqe, demokraci e sundim të ligjit. Andaj, së bashku diskutuam për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit si dhe për kontributin tonë të përbashkët për paqe e stabilitet në rajon. 🇽🇰












