Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani dhe Kurti në linjë të njëjtë për Asociacionin: Serbia ka hequr dorë nga marrëveshja

19/08/2024 - 22:52
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti s’e komenton deklaratën e djeshme të Osmanit për dinarin: Duhet të presim ta përfundojnë takimet në Bruksel
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë në një linjë sa i përket Asociacionit, të dy deklarojnë se Serbia ka hequr dorë nga marrëveshja.

Lidhur me këtë çështje, liderët e vendit janë pyetur të hënën, në intervista të ndara, Osmani në Radio Evropa e Lirë dhe Kurti në Zërin e Amerikës.

Sa i përket dërgimit të draft-statutit të Bashkimit Evropian për Asociacionin e komunave me shumicë serbe për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, Osmani tha se nuk ka hezitim, por se ai ekziston te zbatimi i njëanshëm i Marrëveshjes bazë, ku, sipas saj, Serbia ka hequr dorë nga marrëveshja.

Ndërsa, kryeministri Kurti pohoi se Kosova respekton marrëveshjen ndërsa Serbia duhet të kthehet te marrëveshja.

“Është e vërtetë që ka kaluar një vit e gjysëm që kur ne kemi bërë marrëveshjen në Bruksel, marrëveshja bazike, së cilës iu bashkëngjit edhe aneksi i zbatimit, nga Ohri. Ne e respektojmë marrëveshjen, ne jemi të gatshëm që ajo të zbatohet, por nuk mund të kemi partneritet në zbatim, përderisa ka mosrespektim. Në dhjetor të vitit të kaluar ish-kryeministrja e Serbisë Bërnabiç, praktikisht me letër publike dhe zyrtare drejtuar 27-es së Bashkimit Evropian, u tërhoq në emër të Serbisë nga marrëveshja bazike. Pra Serbia duhet të kthehet tek marrëveshja, ta respektojë atë, në mënyrë që ta zbatojmë. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje janë edhe 39 marrëveshjet e mëhershme që pararendësit e mi i kanë bërë në Bruksel. Unë jam shumë i interesuar përveçse i gatshëm, që t’i trajtoj ato me përpikmëri dhe përkushtim, në mënyrë që të normalizohen marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë të cilat natyrisht në zemër të tyre duhet të kenë atë që siç e ka quajtur Presidenti amerikan Biden, njohje reciproke, pra ku Kosova e njeh Serbinë sepse Serbia e njeh Kosovën”, ka deklaruar Kurti në Zërin e Amerikës.

JU REKOMANDOJMË

Zjarret në Shqipëri e Evropë, presidentja e KE, Von der Leyen: Po monitorojmë nga afër, jemi në gatishmëri të lartë

Zjarret në Shqipëri e Evropë, presidentja e KE, Von der Leyen: Po monitorojmë nga afër, jemi në gatishmëri të lartë
15/08/2026 - 18:04

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar për situatën e zjarreve në Evropë, duke përmendur edhe Shqipërinë në mesin e vendeve që po përballen me...

Më shumëDetails

Kosovari në paraburgim në Serbi, MPJ: Kemi njoftuar BE’në dhe QUINT’in, do kërkojmë leje që ta vizitojë familja

Kosovari në paraburgim në Serbi, MPJ: Kemi njoftuar BE’në dhe QUINT’in, do kërkojmë leje që ta vizitojë familja
15/08/2026 - 17:48

Ministria e Jashtme ka njoftuar se shtetasit të Kosovës, Dukagjin Maxhuni i është caktuar 30 ditë paraburgim në Serbi pas arrestimit atje. MPJD, ka shtuar edhe se lidhur...

Më shumëDetails

“Armë të gjata, revole”, Policia jep detaje se çka iu gjet Hazirajt gjatë arrestimit

Policia njofton për arrestimin e Vezir Hazirajt: U dorëzua pasi që e pa se s’kishte mundësi largimi, bashkëpunuam me njësinë speciale e AKI’në
15/08/2026 - 17:38

Policia e Kosovës ka arrestuar Vezir Hazirajn, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘vrasje në tentativë’. Ai prej disa ditësh ishte në arrati, nga ku kishte thënë...

Më shumëDetails

“Rrezik për konflikt fizik në seancë”, Ramadani i reagon Deharit: Çka po paralajmëron, duhet të përgjigjesh në prokurori

“Rrezik për konflikt fizik në seancë”, Ramadani i reagon Deharit: Çka po paralajmëron, duhet të përgjigjesh në prokurori
15/08/2026 - 17:29

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pas një postimi të kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, i cili ka thënë se ajo që ndodhi para...

Më shumëDetails

Ndalohet për 48 orë Vezir Haziraj

Ndalohet për 48 orë Vezir Haziraj
15/08/2026 - 17:09

Vezir Haziraj, i dyshuari për disa vepra penale që, tash e 8 ditë ishte në arrati, është dorëzuar në polici. Në një njoftim të mëhershëm, Drejtoria Rajonale e...

Më shumëDetails

“Klysh serbi”, reagon ashpër zëdhënësi i Aleancës pas ofendimit ndaj Gjinit: Ishte ushtar i UÇK-së

“Klysh serbi”, reagon ashpër zëdhënësi i Aleancës pas ofendimit ndaj Gjinit: Ishte ushtar i UÇK-së
15/08/2026 - 17:07

Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas një ofendimi të rëndë drejtuar ish-ushtarit të UÇK-së, Ardian Gjini, lidhur me refuzimin e tij për të marrë pjesë në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave

    Salihu: 3,101 mësimdhënës, me vendim të Qeverisë, këtë vit do të mbesin jashtë listës së pagave

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Këta janë 6 kandidatët që kaluan verifikimin për Sekretar të Përgjithshëm të Kuvendit

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Bllokada politike, PDK merr një vendim!

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Elijona “ndez” rrjetet sociale, publikon foto verore në bikini

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë