Presidentja Vjosa Osmani do të jetë një nga folëset kryesore në TED Talk, në Kanada.
Në një postim në rrjete sociale, presidentja ka deklaruar se do të flasë për historinë e Kosovës, shkruan IndeksOnline.
“TED Talk është një nga ato hapësira të rralla ku idetë nuk janë thjesht mendime, por nxitje për veprim.
Është privilegj të jem në Vancouver të Kanadasë, e ftuar si një nga folëset kryesore, ku do të flas se si historia e Kosovës tregon se kur mbrojmë të vërtetën, demokracinë dhe humanizmin çdo ditë, edhe vendet e vogla mund të frymëzojnë ndryshim të madh e për të mirë” shkroi Osmani.











