Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani godet Konjufcën që tha se Presidentja s’u konsultua për shkak të largësisë: Qesharake, telefonat funksionojnë

29/05/2024 - 15:20
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani godet Konjufcën që tha se Presidentja s’u konsultua për shkak të largësisë: Qesharake, telefonat funksionojnë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë ekskluzive për Ekonomia Online, i është kundërpërgjigjur kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, për mosinformim rreth letrës që ministrja Gërvalla e kishte dërguar në Këshillin e Evropës, duke e arsyetuar se Osmani ka qenë në vizitë jashtë vendit.

Këtë deklaratë të Konjufcës, e para e shtetit e ka quajtur qesharake, duke thënë se në kohën moderne ekzistojnë mundësitë e shumta të komunikimit siç është telefoni.

Osmani ka thënë se letra e dërguar nga kryediplomatja, Donika Gërvalla, ka rënë në ujë oferta e nënshkruar nga tre liderët institucional që nuk duhet të ketë zbatim të njëanshëm të marrëveshjes vetëm nga Kosova.

“Unë nuk e kam dëgjuar një deklaratë të tillë do të befasohesha jashtëzakonisht shumë në qoftëse dikush vërtetë deklaron diçka të tillë sepse jemi në vitin 2024 ku telefonat funksionojnë shumë mirë pavarësisht në cilën zonë kohore jëmi dhe në të njëjtën kohë të gjitha komunikimet tona deri tani në këto tri vite e gjysmë të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e politikës së jashtme kane qenë pikërisht përmes telefonit sepse dikush nga institucionet gjithnjë ka qenë jashtë vendit dhe të thuhet që një informatë kaq fondamentale për një proces kaq kapital që e ka ndryshu në tërësi qëndrimin që ne e kemi mbajt deri atë ditë. Që nuk mund të nxirret çështja e Asociacionit nga marrëveshja e tërësishme, që nuk mund të ketë zbatim të njëanshëm të marrëveshjes vetëm nga Kosova por duhet të ketë zbatim paralel, që nuk mund të ndërlidhet procesi i dialogut me procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, ka deklaruar Osmani.

“Të gjitha kanë rënë në ujë me ofertën që është bërë atë ditë sepse ajo ofertë nuk ka qenë as për nga përmbajtja e as për nga procedura vazhdimësi e listës së zotimeve që e kanë nënshkruar të tre liderët prandaj është domosdoshmëri kushtetuese në përputhje me nenin 84 që qeveria ta koordinojë një veprim të tillë me udhëheqësen e politikës së jashtme që sipas kushtetutës sonë gjithnjë ka qenë dhe mbetet institucioni i presidencës e të thuhet që kjo në çfarëdo mënyrë paska pas të bëjë me largësinë për mua është diçka që nuk dua ta besojë që dikush e thotë sepse nuk ka fare të bëjë me realitetin dhe tregon që në njëfarë mënyrë po tentohet që ky moskoordinim për një çështje kaq kapitale të lihet si faj të presidenca që për mua është vërtetë edhe shumë qesharake sepse të gjitha institucionet e dinë shumë mirë që presidentja e vendit ka qenë 24 orë të çdo ditë të javës në komunikim me të githë për tema të rëndësisë kapitale sidomos në fushën e politikës së jashtme që janë brenda mandatit të presidentes e kjo absolutisht për mua është befasi tepër e madhe se kushdo qoftë ta thotë një gjë të tillë mund të ketë qenë ndonjë dezinformatë që është bartur te kryetari i kuvendit sepse me të si kryetar i kuvendit kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm asnjëherë nuk ndodh që mos të koordinohemi për tea të rëndësishme edhe kur jemi jashtë vendit i kemi telefonat ka mënyra të sigurta të komunikimit të cilat i posedojmë dhe është edhe çështja tjetër”, u shpreh Osmani.

E para e shtetit ka shtruar një pyetje për Konjufcën e ekzekutivin se si dikush në Gjermani e kuptoi për letrën që po i dërgohej KiE-s, e asaj nuk i ishte dërguar, me arsyetimin se ka qenë jashtë vendit.

“Në qoftë se tema paska qenë të mos prezenca fizike në Kosovë, atëherë si është e mundur që një njeri nga shoqëria civile në Gjermani që po ashtu nuk ishte prezent në Kosovë e mori atë letër para Presidencës së vendit, para Parlamentit të vendit, para shoqërisë civile në Kosovë, para popullit të Kosovës dhe e botojë atë në Twitter, pra për ta informuar një person që fare nuk është në institucione paska pasur mënyra kurse për ta koordinuar dhe vendosur bashkërisht një temë të tillë nuk paska pasur mënyra që të koordinohet me presidenten. Kjo vërtetë është qesharake”, ka thënë Osmani.

Presidentja Osmani ka folur edhe për avancimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, të cilën e quan arritje të madhe e diplomacisë parlamentare. Osmani ka thënë se në arenën ndërkombëtare, diplomacia parlamentare ka qenë një prej mjeteve më të forta për të hapur dyert Kosovës.

“Natyrisht që është një e arritur shumë e rëndësishme për Republikën e Kosovës, është një e arritur e diplomacisë sonë parlamentare është testament i punës që po e bëjnë deputetët e të gjitha partive politike në mënyrë që të avancojë statusi i Kosovës në arenën ndërkombëtare diplomacia parlamentare gjithnjë ka qenë një prej mjeteve më të forta për të hapur dyer edhe në raste kur është shumë e vështirë dhe mendoj se vetë rezultati i para disa ditësh në këtë votim ka treguar se Kosova vërtetë mes parlamentarësh ka përkrahje shumë të madhe ishte vetëm një votë kundër është një hap që tregon që siç e kam thënë edhe publikisht atë ditë NATO është fati i Kosovës të jesh në NATO do të thotë të jesh i sigurt dhe është shumë e rëndësishme që ne ta avancojmë edhe me hapa tjerë tani natyrisht duke ecur drejtë anëtarësimit në NATO këtu Asambleja Parlamentare nuk ndërlidhet me aspektin procedural me anëtarësimin në NATO siç lidhet Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës me anëtarësim në Këshill të Evropës por megjithatë është mesazh shumë i rëndësishëm se Kosova e ka vendin në NATO dhe i plotëson kriteret për një gjë të tillë”, u shpreh Osmani për EO.

JU REKOMANDOJMË

Nënsekretari amerikan i luftës zbarkon në NATO – temë diskutimi çështja e pranisë së trupave amerikane në Europë

Nënsekretari amerikan i luftës zbarkon në NATO – temë diskutimi çështja e pranisë së trupave amerikane në Europë
27/08/2026 - 22:36

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka pritur në selinë e NATO-s Nënsekretarin e Luftës të SHBA-së për Politikë, Elbridge A. Colby. Z. Colby u takua me...

Më shumëDetails

Haradinaj: Sheholli dëshmoi kundër meje dhe Thaçit në UDB, ekziston një incizim 2-orësh

Haradinaj: Sheholli dëshmoi kundër meje dhe Thaçit në UDB, ekziston një incizim 2-orësh
27/08/2026 - 22:24

Daut Haradinaj, ka folur për informatat që, sipas tij, u dërgohen deputetëve dhe zyrtarëve të ndryshëm, duke thënë se disa prej tyre shoqërohen edhe me prova. “Personalisht, kontakte...

Më shumëDetails

Paralajmërohet protestë në Hagë më 16 shtator

Paralajmërohet protestë në Hagë më 16 shtator
27/08/2026 - 21:52

Veprimtari i çështjes kombëtare, Hektor Beqiri, ka bërë thirrje që mërgata shqiptare të mobilizohet më 16 shtator pranë Gjykatës Speciale në Hagë, në ditën kur pritet të shpallet...

Më shumëDetails

PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit

PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit
27/08/2026 - 21:40

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës i kanë kërkuar kryesuesit të seancës konstituive, Avni Deharit, që të thërrasë vazhdimin e seancës më 28 gusht në ora 11:00. PDK...

Më shumëDetails

SHBA përditëson këshillën për udhëtime në Kosovë, veriu në nivelin e tretë të rrezikut

SHBA përditëson këshillën për udhëtime në Kosovë, veriu në nivelin e tretë të rrezikut
27/08/2026 - 21:17

Departamenti amerikan i Shtetit ka përditësuar më 25 gusht këshillën për udhëtime në Kosovë, duke u bërë thirrje qytetarëve amerikanë të ushtrojnë kujdes të shtuar sidomos në pjesë...

Më shumëDetails

Vd’es Egzon Bytyçi, i dyshuari për vr’asjen e gruas shtatzënë në Malishevë

Vd’es Egzon Bytyçi, i dyshuari për vr’asjen e gruas shtatzënë në Malishevë
27/08/2026 - 21:10

Ka vdekur Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për rastin e “Vrasjes së rëndë” që ndodhi më 23.08.2026 në fshatin Kërvasari të Malishevës. Sheremet Elezaj nga Policia e Kosovës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    444 Shpërndaje
    Shpërndaje 178 Tweet 111
  • “Ka keqpërdorur fondet”, Haradinaj akuzoi Gucatin, vjen reagimi i OVL-UÇK

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • “6 emra në tavolinë”, “negociata të vështira” dhe dakordim për t’u takuar përsëri – çfarë thanë Kurti e Abdixhiku mbrëmë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Pse bre më le vetëm”, lamtumira e gruas për burrin që humbi jetën tragjikisht në autostradë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë