Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka ndarë disa medalje presidenciale për disa nga grupet më të njohura të rock-ut në Kosovë.
Në njoftimin e Presidencës së Kosovës theksohet se gjatë viteve 80-të ka pasur një “boom” kulturor të rock-ut.
“Rock grupet e viteve ’80 kanë qenë pjesë e “boom”-it kulturor në Kosovë, në kohën kur ajo po shtypej e kultura jonë po mohohej. Muzika e tyre paralajmëroi e stimuloi ndryshime shoqërore dhe u bëri jehonë aspiratave, zhgënjimeve dhe ëndrrave të një brezi të etur për ndryshim.” – thuhet aty.
Tutje, Presidenca ka treguar edhe cilat grupe u nderuan me medalje presidenciale.
“Mbrëmë Presidentja Osmani ju ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave rock grupeve : Minatori, Trix, Elita 5, TNT, Gjurmët, Oda, 403, MAK, Ilirët, Telex, Fisnikët e Fontana.” – shkruhet aty.











