Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Specialja refuzon kërkesën e Thaçit për pranimin e dëshmisë me shkrim, kërkon paraqitjen e dëshmitarit në gjykatë

22/10/2026 - 15:26
në Lajme
A A
Specialja refuzon kërkesën e Thaçit për pranimin e dëshmisë me shkrim, kërkon paraqitjen e dëshmitarit në gjykatë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar për zhvillimet e fundit në çështjet gjyqësore ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve.

“Më 19 tetor u bë i disponueshëm versioni i redaktuar publik i një vendimi të lëshuar në tetor 2025 në çështjen për krime lufte Thaçi dhe të tjerët. Në këtë vendim Trupi Gjykues hodhi poshtë kërkesën e Mbrojtjes së Thaçit për të pranuar deklaratën e një dëshmitari vetëm si provë me shkrim.

Trupi Gjykues konstatoi se deklarata e dëshmitarit përfshinte dëshmi për sjelljen e drejtpërdrejtë të disa të akuzuarve dhe për besueshmërinë e dëshmitarëve të mëparshëm, dhe se, për të siguruar drejtësinë e procesit dhe për të shmangur dëmin ndaj palëve, ishte e rëndësishme që dëshmitari të ishte i disponueshëm për pyetje nga pala kundërshtare.

Rrjedhimisht, Trupi Gjykues ftoi Mbrojtjen e Thaçit të jepte informacionin e nevojshëm për paraqitjen e dëshmitarit në gjykatë në vend të pranimit të dëshmisë me shkrim. Në lidhje me shqiptimin e aktgjykimit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët për ndikim të pretenduar ndaj dëshmitarëve, që është caktuar të mbahet më 17 nëntor, dëshiroj t’u kujtoj mediave dhe publikut se afati i regjistrimit për të ndjekur seancën e shqiptimit nga galeria e publikut në Hagë është javën që vjen, më 27 tetor, në orën 16:00 pasdite. Kërkesa mund të paraqitet duke çuar mesazh elektronik në adresën [email protected] me emrin dhe mbiemrin, datëlindjen dhe numrin e letërnjoftimit ose të pasaportës.

Dëshiroj të theksoj se vetëm personat që marrin konfirmimin me postë elektronike mund ta ndjekin seancën nga galeria për publikun. Konfirmimet do të dërgohen rreth dy javë para seancës. Seanca mund të ndiqet edhe përmes faqes së internetit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në tri gjuhët e gjykatës, shqipe, serbishte dhe anglishte.

Sipas aktakuzës, gjatë vizitave të ndryshme jo të privilegjuara në objektin e paraburgimit, Hashim Thaçi u dha Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut informacion konfidencial lidhur me dëshmitarë që do të thirreshin nga Prokuroria në çështjen për krime lufte Thaçi dhe të tjerët, dhe tentoi bashkë me ta të ndikonte në dëshmitë e atyre dëshmitarëve.

Aktakuza e parë u dorëzua më 29 nëntor 2024 dhe aktakuza e ndryshuar e konfirmuar u dorëzua më 16 prill 2025. Gjykimi filloi më 27 shkurt 2026. Deklaratat përmbyllëse u mbajtën nga 10 deri më 14 shtator 2026. Më 5 dhe 6 dhjetor 2024, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u arrestuan dhe transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara. Hashim Thaçit iu dorëzua fletarrestimi në objektin e paraburgimit, ndërsa Hajredin Kuçit iu dorëzua fletëthirrje për paraqitjen e parë.

Më 3 dhjetor 2025, Gjykatësi i Vetëm për Gjykimin e Çështjes urdhëroi lirimin me kusht të Isni Kilajt, e më pas, më 3 shkurt 2026, urdhëroi lirimin me kusht të Bashkim Smakajt dhe Fadil Fazliut. Gjatë gjykimit, katër dëshmitarë dhanë dëshmi në sallë të gjyqit.”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

JU REKOMANDOJMË

Foto familjare e Samitit të Procesit të Berlinit, Rama e Spajic afër Merzit e Kos-it, Kurti e Mickoski lihen në cep

Foto familjare e Samitit të Procesit të Berlinit, Rama e Spajic afër Merzit e Kos-it, Kurti e Mickoski lihen në cep
22/10/2026 - 16:24

Në Shën Stefan të Malit të Zi sot është mbajtur Samiti i Procesit të Berlinit. Pjesëmarrësit pas takimit, kanë realizuar edhe fotografinë familjare. Ajo që bie në sy...

Më shumëDetails

Apeli merr vendim për seancën në rastin e Liridona Ademajt

Apeli merr vendim për seancën në rastin e Liridona Ademajt
22/10/2026 - 15:55

Gjykata e Apelit ka njoftuar për ndryshimin e orarit të seancës gjyqësore lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Sipas njoftimit zyrtar, seanca e caktuar për 29...

Më shumëDetails

Hoti: Përparim Rama, Kujtim Shala ose Hykmete Bajrami do t’i bënin nder LDK’së nëse bëhen kryetar

Hoti: Përparim Rama, Kujtim Shala ose Hykmete Bajrami do t’i bënin nder LDK’së nëse bëhen kryetar
22/10/2026 - 15:49

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka folur për zgjedhjet e brendshme në LDK që pritet të mbahen në vitin 2027 dhe për emrat e mundshëm për të zëvëndësuar Lumir Abdixhikun...

Më shumëDetails

Hargreaves takon komandantin e ri të KFOR-it

Hargreaves takon komandantin e ri të KFOR-it
22/10/2026 - 15:38

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin Roberto Vergori, me të cilin ka diskutuar për rolin...

Më shumëDetails

Ministria e Mbrojtjes ndan afro 1 milion euro për shkollimin e pjesëtarëve të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për kadetë të rinj që do të studiojnë në disa qendra universitare
22/10/2026 - 15:30

Ministria e Mbrojtjes ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 950 mijë e 85 eurosh për shërbimet e shkollimit në Universitetin Amerikan në Kosovë, për nevojat e Forcës së...

Më shumëDetails

Peci lavdëron veten dhe Kurtin, por i shkruan me gabime pozitat

Peci lavdëron veten dhe Kurtin, por i shkruan me gabime pozitat
22/10/2026 - 15:19

Faton Peci, Kryetar i Mitrovicës, i ka thurur lavde vetes dhe shefit të tij, Albin Kurti, por në përpjekje për të treguar se sa mirë e kanë qeverisur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Haxhiu “zbulon” garën mes dy kandidatëve për kryetar të PDK-së

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Shtesat për fëmijë në shtator, ja sa ishte numri i përfituesve

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Denta Care” e Adonis Bujupit u zbulua duke ofruar shërbime ‘filler’ pa licencim, dokumentet zbulojnë mospërputhje në raportimin e Inspektoratit

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Sukses i madh i AKI-së | Pas punës së Inetligjencës, Prokuroria, policia dhe Dogana me kontrolle në veri, sekuestrohen mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 200 mijë euro dhe 22 automjete

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë