Kuvendi i Kosovës, më 7 qershor 2023, ka miratuar Ligjin e Sanksioneve të Shënjestruara kundër Shkelësve të Huaj të të Drejtave të Njeriut, i njohur ndryshe si Akti Magnitsky.
Pas miratimit të këtij ligji, presidentja Vjosa Osmani është lavdëruar për të.
Megjithatë, ky akt ishte miratuar në vitin 2020, kur në krye të qeverisë ishte Ramush Haradinaj.
“Parlamenti ynë ka miratuar Aktin Magnitsky, duke përmbushur kështu një tjetër angazhim që kemi marrë në Samitin për Demokraci. Kosova vazhdon të udhëheq me shembull në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e drejtësisë”, ka shkruar Osmani.
title=”Twitter Tweet” src=”https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, kishte njoftuar se në mbledhjen e qeverisë ishte miratuar vendimi për Aktin Magnitsky.












