Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

​Osmani kritikon sistemin e drejtësisë për viktimat: Kjo qasje trimëron kriminelët

24/10/2022 - 13:59
në Kryesore, Lajme
A A
Kjo do të jetë komuna e radhës që do të vizitoj presidentja Osmani
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në nisjen e “Javës për të drejtat e viktimave të krimit”, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë thirrje për një rol më pro-aktiv të institucioneve të drejtësisë në parandalimin, hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin më efektiv të veprave penale kundër integritet seksuale

Në këtë Javë e cila ka edhe moton “Moment Reflektimi i Zinxhirit Institucional”, u kërkua bashkëpunim institucional me efikas në mbrojtje të viktimave të krimit.

Presidentja Osmani ka kritikuar institucionet e drejtësisë për mungesë të reagimit efektiv ndaj rasteve të sulmeve seksuale, për çka tha se kjo po i trimëron kriminelët.

Shefja e shtetit tha se kjo Javë duhet të shihet si nxitje që të punohet me përkushtim për parandalimi dhe ndëshkimin e pa kompromis të kryerësve të krimeve seksuale dhe çdo lloj krimi tjetër.

“Ajo që e bëri akoma më të rëndë këtë situatë ishte mungesa e reagimit efektiv të institucioneve në adresim të këtyre veprave penale. Prandaj, pas takimeve që kemi pasur me institucionet përgjegjëse, sot jam këtu për të bërë thirrje publike për një rol shumë pro-aktiv të institucioneve tona në parandalimin, hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin më efektiv të veprave penale kundër integritet seksuale… Më e pakta që mund të bëjnë institucionet tona është të veprojnë në mbrojtje të viktimës, në mënyrën sa më efikase të efektive dhe në raste të shumta e veçanërisht, në rastin e fundit të vajzës 11-vjeçare, është parë se ky reagim i duhur në mbrojtje të viktimës ka munguar. Përveç, ka pasur raste të tjera paraprake kur është vënë re vonesë e skajshme në mes të kallëzimit penal dhe ngritjes së aktakuzës. Po kaq tronditëse janë dënimet e ulëta dhe nën minimumin e paraparë me ligj ku ajo janë shqiptuar nga gjykata… Një qasje e tillë nuk është mbrojtje e viktimave, një qasje e tillë është mbrojtje e kriminelëve edhe më keq një qasje e tillë është inkurajim i kriminelëve… Prandaj, kjo përveç që indinjon qytetarët ndikon thellë në humbjen e besimit e tyre në drejtësi dhe trimëron keqbërësit që të vazhdojnë me abuzimet kriminale pa pasur frikë nga dora e drejtësisë”, tha Osmani.

Para prokurorëve e gjyqtarëve, presidentja Osmani kërkoi mbështetje për procesin e vettingut. Ndërsa, theksoi se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është kauzë për drejtësi.

“Duhet të sigurohem që të bëhet maksimumi për t‘i siguruar përkrahje viktimave ne zotohemi për përkrahjen dhe ngritjen e kapaciteteve e institucioneve tona në mënyrë që këto raste të adresohen si duhet… Konsideroj se është tejet e rëndësishme që të gjithë akterët relevantë të japin kontributin e tyre për një proces sa më të mirëfilltë, vetëm kur i bashkojmë forcat tona, vetëm kur dhe institucionet e drejtësisë japin kontribut substancial në këtë proces mund të presim sukses për vendin tonë e qytetarët tanë… Fakti që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është kauzë për të drejtësi, për të drejtat e njeriut, është mbrojtje e të drejtave të njeriut, askush nuk mund në njërën anë të jetë për të drejtët e njeriut e në anën tjetër të bllokojë një shtet si Kosova, e cila ka synim që t’u ofrojë qytetarëve të saj mekanizma më efektivë të Këshillit të Evropës për mbrojtje të të drejtave të njeriut”, u shpreh Osmani.

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi bëri thirrje për një bashkëpunim profesional dhe institucional për të mbrojtur viktimat e krimit. Ai u shpreh se kryesit e krimit do të ndëshkohen, ndërsa për viktimat theksoi se do të ofrojnë një proces të drejtë.

Kelmendi u shpreh se vetëm në 9-mujorin e këtij viti, Zyra për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit ka ofruar ndihmë për mbi 2.100 raste, ndërsa prej 15 kërkesave për kompensim, 12 viktima tashmë janë kompensuar, dy janë në proces dhe një është refuzuar.

“Përkushtimi ynë duhet të jetë serioz dhe profesional, në mënyrë që në asnjë moment të mos ketë neglizhim dhe vonesa me ndjekjen dhe ndëshkimin e atyre personave që cenojnë të drejtat dhe vlerat e tjera të viktimave që garantohen me Kushtetutë dhe ligjet e Kosovës. Kështu, ne do t’ua mundësojmë të gjitha viktimave një proces të drejtë dhe do t’u sigurojmë atyre një jetë normale në frymën e paqes, dhe prosperitetit. Jam optimist që angazhimi i Prokurorit të Shtetit mbrojtësve e të viktimave dhe të gjitha institucioneve dhe mekanizmat ë tjerë relevantë që në çfarëdo mënyre kanë detyrime ligjore për të mbështetur viktimat e krimit, nuk do të mungojë, sepse viktimat e krimit të mbijetuarit e krimit mbajnë sytë nga ne, në veçanti nga sistemi i drejtësisë, i cili duhet t’i sigurojë qytetarët që kryesit e krimit do të ndëshkohen, ndërsa viktimat e krimit do të rehabilitohen…Ne mund të jemi të qetë dhe të kënaqur vetëm atëherë kur trajtimi i viktimave bëhet në mënyrën më të mirë profesionale dhe viktimat do të jenë të kënaqura me veprimet tona”, tha Kelmendi.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffery Hovenier u shpreh se “Java për të drejtat e viktimave të krimit”, duhet të shërbejë për të ndërmarrë të gjitha veprimet për të ofruar mbrojtje dhe drejtësi për viktimat e krimit.

Derisa u shpreh se Kosova ka bërë hapa që duhen lavdëruar në këtë drejtim, Hovenier kërkoi nga institucionet e drejtësisë që rastet e dhunës në familje, por edhe ato seksuale të kenë prioritet në trajtim.

“Shpresojmë që kjo javë jo vetëm rrit ndërgjegjësimin, por edhe që të jetë një thirrje për veprim. Dëshirojmë që ta shfrytëzojmë këtë Javë për të reflektuar mbi përpjekjet tona, por edhe që të ndërmarrim veprimet që të gjitha viktimat të kenë shërbimet e duhura dhe drejtësi… Ka shumë gjëra që mund t’iu lavdërojmë dhe jemi krenarë për rolin tonë që kemi bërë që institucionet e Kosovës për të garantuar që garantimi i të drejtave të viktimave është kodifikuar në Kodin e ri të Procedurës Penale, gjithashtu Qeveria e Kosovës do të zgjerojë kompensimin për një kategori më të madhe të viktimave të krimit dhe kjo tregon vetëm përkushtimin thelbësor të Kosovës për mbrojtjen dhe kompensimin e viktimave”, tha ai.

Kryetar i Gjykatës Supreme, Enver Peci u shpreh se po punojnë në unifikimin e praktikave ndëshkimore.

“Po vazhdojmë punën në unifikimin e praktikës gjyqësore, nxjerrja e udhëzuesve për politikë ndëshkimore nga ana e Gjykatës Supreme dhe me mbështetjen e ambasadës amerikane ka filluar ta ndryshojë këtë praktikë gjyqësore. Fillimisht, zbatimi i politikës ndëshkimore ka qenë shumë i ulët, por kohët e fundit ka trend pozitiv dhe besoj se gjyqtarët kanë kuptuar rëndësinë e unifikimit të dënimeve sepse gjithsesi ajo do të ndikojë në vlerësimin e punës së tyre”, theksoi Peci.

Java për të drejtat e viktimave të krimit mbahet për herë të 13-të në Kosovë, ndërsa gjatë kësaj jave në shtatë rajonet e Kosovës do të mbahen tryeza diskutimi.

JU REKOMANDOJMË

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë