Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani me nënshkrim, Kurti pa qëndrim – Ymeri sqaron tensionet rreth Bordit të Paqes

09/02/2026 - 08:38
në Kryesore, Lajme
A A
Ymeri: Pezullimi i Dialogut Strategjik mesazh i qartë nga SHBA se Kurti duhet të ndryshojë qasje ndaj Kushtetutës e pakicave
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti politik Visar Ymeri ka folur për mungesën e reagimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, një proces që u nënshkrua nga presidentja Vjosa Osmani.

Duke folur për këtë çështje, Ymeri tha se në momentin kur Osmani ka shkuar drejt Bordit të Paqes, është dashur patjetër të kishte konsultime paraprake me spektrin politik në Kosovë.

Sipas tij, një hap i tillë kërkon dakordësim me të gjitha partitë parlamentare, përpara se Kosova të angazhohet në një iniciativë që më pas kërkon ratifikim në Kuvend.

Ai theksoi se ratifikimi nuk mund të vijë si akt i kryer, pasi refuzimi eventual nga deputetët do të ishte, sipas tij, katastrofal për Kosovën.

“Kur e kom pa që ka shku Osmani në Bordin e Paqes, kom pyet a ka fol Osmani me ndokënd. Duhesh me fol me LVV-në. Duhesh me fol me PDK-në, LDK-në, krejt partitë parlamentare. Dhe kur e ke këtë dakordësim mundesh me shku me fol atje. Mirëpo pastaj hyrja e Kosovës në Bordin e Paqes do të nënkuptonte siç e tha edhe Osmani prej Davosit, ratifikim në Kuvend. Ky ratifikim në Kuvend nuk bën të vijë si akt i kryer. Çka nëse deputetët nuk dojnë me votu, do të kishte qenë katastrofale për Kosovën me thanë njëherë po tani jo”, tha Ymeri në “VV Show”.

Ymeri u ndal veçanërisht te Kurti duke thënë se heshtja e tij po nxit dy diskutime.

E para, nëse Kurti realisht pajtohet apo jo me përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, dhe e dyta, nëse kjo heshtje është një strategji politike për të mos i prishur raportet as me Shtetet e Bashkuara dhe as me partnerët evropianë.

Sipas Ymerit, një qasje e tillë mund të duket si përpjekje për të kënaqur të gjitha palët, duke dhënë sinjale të ndryshme në drejtime të ndryshme, por në realitet është naive.

“Çka po bën Kurti, me mosdeklarim po nxit dy diskutime. E para është e pajtohet Kurti me Bordin e Paqe. Personalisht mendoj që jo, mbase si kryeminstër e thotë po. E dyta pastaj është që a po e bën Kurti heshtjen e tij si një mekanizëm strategjik që mos me hidhëru asnjërën palë. Njëfarë mënyre, me u dok “po e kemi pranu Bordin e Paqes, presidentja ka qenë atje, jemi në rregull me presidentin Trump”, “jo kryeministri nuk po flet për Bordin e Paqes si një sinjal për evropianët se megjithatë nuk jemi krejt dakord”. Nëse është duke e bërë këtë, mund të jetë qëllim mirë por më duket pak naive. Sepse ti nuk mundesh edhe me marrë pjesë edhe me qenë kundër. Kjo është një moment kur duhesh me bë njëlloj përcaktimi. Nuk mendoj që vendet e Evropës kanë me gjyku fort Kosovën edhe nëse merr pjesë sepse pjesëmarrja e Kosovës aty nuk është kushti i ekzistimit apo jo i kësaj. Ka edhe vende tjera evropiane fatmirësisht, që mos me u dok veç na. Është edhe Shqipëria”.

Ymeri tutje shtoi se kjo ndoshta mund të jetë një “luftë” e Kurtit me Osmanin.

“Dhe, a po e bën Kurti këtë si luftë ndaj Osmanit. A po e bën Kurti këtë si arsye shtesë që mos me kandidu Osmanin. Sepse mendoj që një prej problemeve kryesore që ka Kurti me Osmanin, nuk mendoj që është fjalimi i saj në Kuvend, Kurti nuk është person që idhnohet. Por sepse ai e ka pa që Osmani është e gatshme dhe fort entuziaste që me vrapu në një përfaqësim të Kosovës jashtë në momentin kur nuk dojnë me fol me Kurtin”.

JU REKOMANDOJMË

Formimi i xhandarmërisë, Hasani: Kurti nuk beson në FSK e polici, synon krijimin e strukture lojale ndaj tij

Hasani për draftin e Asociacionit: Në Gjykatë Kushtetuese mund të dërgohet vetëm nga Qeveria
23/05/2026 - 12:20

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka komentuar idenë e Qeverisë në detyrë për formimin e xhandarmërisë. Ai ka bërë me dije se kryeministri në detyrë Albin Kurti...

Më shumëDetails

Hajnat vjedhin në një xhami në Viti

Hajnat vjedhin në një xhami në Viti
23/05/2026 - 11:36

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar pasditen e së premtes. Sipas raportit të Policisë, hajnat kanë kryer vjedhje në një xhami në fshatin Germovë të Komunës...

Më shumëDetails

Opozita lë të hapur bashkëpunimin me VV-në pas zgjedhjeve

Opozita lë të hapur bashkëpunimin me VV-në pas zgjedhjeve
23/05/2026 - 11:32

PDK, LDK dhe AAK nuk e kanë përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje pas zgjedhjeve të 7 qershorit, pavarësisht kritikave që i kanë adresuar qeverisë në vitet...

Më shumëDetails

Maqedonci: Raporti i SHBA-së konfirmon mbështetjen për transformimin e FSK-së

Maqedonci: Me “MKE” nuk kemi negociuar për dronët
23/05/2026 - 11:10

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka vlerësuar raportin e Departamentit të Shteteve të Bashkuara, për promovimin e stabilitetit rajonal dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor. Sipas Maqedoncit,...

Më shumëDetails

“Jam zhgënjyer me besëpremjen”- Osmani: Kurti në dhjetor tha se do të vazhdonim bashkë edhe për 15 vite

“Jam zhgënjyer me besëpremjen”- Osmani: Kurti në dhjetor tha se do të vazhdonim bashkë edhe për 15 vite
23/05/2026 - 10:47

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, e ftuar në emisionin “Politiko”, ka komentuar edhe situatën politike dhe prishjen e marrëdhënieve me Albin Kurti. Osmani...

Më shumëDetails

DASH: ShBA mbështet transformimin e FSK-së në forcë profesionale të mbrojtjes territoriale

DASH: ShBA mbështet transformimin e FSK-së në forcë profesionale të mbrojtjes territoriale
23/05/2026 - 10:19

Një dokument i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh) e paraqet Ballkanin Perëndimor si rajon me rëndësi të drejtpërdrejtë për sigurinë dhe interesat ekonomike amerikane. Në dokument...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjykata Komerciale ndalon keqpërdorimin e Artmotion Sh.P.K me të drejtat ekskluzive të Telekomit për Kampionatin Botëror 2026

    Gjykata Komerciale ndalon keqpërdorimin e Artmotion Sh.P.K me të drejtat ekskluzive të Telekomit për Kampionatin Botëror 2026

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Futën qytetaren në kredi 25 mijë euro pa dijeninë e saj, arrestohen menaxheri dhe analisti i ‘Ziraat Bank’ (Emrat)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ja kur do të kryhet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Anita shpërthen në lot duke folur për djalin e Hashim Thaçit dhe personat që e shanë familjen Haradinaj

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Kur do të ekzekutohen shtesat? – ministri Murati jep të gjitha përgjigjet

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë