
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ndodhet për vizitë në Shqipëri.
Osmani gjatë kësaj vizite ka ndaluar edhe në qytetin e Beratit ku ka ndarë me ndjekësit një fotografi nga ky qytet.
“Përshëndetje nga qyteti i një mbi një dritareve! Berati, qyteti ku ngjizen natyrshëm trashëgimia kulturore, arti dhe arkitektura e monumenteve.Si një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, le të shërbejë si thirrje për t’i ruajtur thesaret e së kaluarës sonë, si një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe e shpirtit të popullit tonë” shkruan Osmani.









