Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është deklaruar pas takimit që ka zhvilluar sot me kryeministrin e Holandës Mark Rutte dhe atë të Luksemburgut, Xavier Bettel.
Osmani pas takimit tha se Kosova mbetet e përkushtuar që sfidat aktuale politike dhe të sigurisë t’i tejkalojë me partnerë dhe aleatë.
“Duke eksploruar rrugë të reja bashkëpunimi dhe duke nxitur lidhjet ndërmjet qytetarëve të Kosovës me ata të Holandës dhe Luksemburgut do ta ndërtojmë një partneritet edhe më të fortë nga i cili do të përfitojnë të tri shtetet” shkruan Osmani.
Reagimi i plotë:
Kënaqësi që mirëprita në Prishtinë, kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe atë të Luksemburgut, Xavier Bettel.
Kosova mbetet e përkushtuar që sfidat aktuale politike dhe të sigurisë t’i tejkalojë me partnerë dhe aleatë.
Duke eksploruar rrugë të reja bashkëpunimi dhe duke nxitur lidhjet ndërmjet qytetarëve të Kosovës me ata të Holandës dhe Luksemburgut do ta ndërtojmë një partneritet edhe më të fortë nga i cili do të përfitojnë të tri shtetet.











