Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani për Bordin e Paqes: Do të ndihmojë vendet anembanë botës, besoj fuqishëm në udhëheqjen e Trump

23/01/2026 - 19:47
në Lajme
A A
Osmani për Bordin e Paqes: Do të ndihmojë vendet anembanë botës, besoj fuqishëm në udhëheqjen e Trump
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës, ka ndarë në Facebook deklarimin e saj lidhur me Bordin e Paqes, duke thënë duke ardhur nga një vend që është shkatërruar nga lufta ‘’jemi thellësisht mirënjohës dhe jashtëzakonisht krenarë’’ që qëndrojmë përkrah presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Ajo ka thënë edhe se, Bordi i Paqes do të ndihmojë vendet anembanë botës të arrijnë paqen që e meritojnë, shkruan Gazeta Express.

‘’Më lejoni ta nis duke thënë se, duke ardhur nga një vend, Republika e Kosovës, një vend i shkatërruar nga lufta dhe një vend që sot jeton në paqe falë udhëheqjes amerikane, ne jemi thellësisht mirënjohës dhe jashtëzakonisht krenarë që qëndrojmë përkrah Presidentit Trump në këtë nismë të re dhe në këtë organizatë ndërkombëtare, Bordi i Paqes, për të cilin jam shumë shpresëplotë dhe plotësisht i bindur se do t’i ndihmojë vendet anembanë botës të arrijnë paqen që e meritojnë dhe paqen që ne sot e gëzojmë falë vendeve që na kanë qëndruar pranë’’, ka thënë ajo.

Ajo është shprehur se ‘’beson fuqishëm’’ në udhëheqjen e Trump, dhe se do të ‘’japim kontributin tonë’’ për të siguruar që ‘’ky plan të funksionojë’’.

‘’Unë, siç e thashë, besoj fuqishëm në udhëheqjen e Presidentit Trump dhe ekipit të tij. Dhe tani, së bashku me liderët e tjerë që i janë bashkuar Bordit të Paqes, ne do të japim kontributin tonë për të mbështetur, përmes ekspertizës sonë dhe një game të gjerë mbështetjeje, për t’u siguruar që ky plan të funksionojë’’, ka thënë ajo.

Tutje, ajo ka thënë se sot, Kosova, falë SHBA’ve dhe vendeve të tjera, mund të ndiohmojë duke u siguruar që të ‘’çojmë paqen përpara’’.

‘’Në qendër të gjithçkaje që bëjmë janë jetët e njerëzve. Kjo ka të bëjë me shpëtimin e jetëve. Këtë e di nga përvoja personale. Ne jemi rritur si fëmijë lufte, të gjithë në brezin tonë. Dhe sot, falë udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shumë vendeve të tjera që na kanë qëndruar pranë, tani ne mund të kthehemi dhe të ndihmojmë, duke u siguruar që ta çojmë paqen përpara’’, ka shtuar ajo. /GazetaExpress

JU REKOMANDOJMË

Latifi pas sulmit ndaj Sylës: Talebanët dhe vehabët diktojnë opinionin publik
Kryesore

Latifi ironizon: Po përzihet Prezereni, na u kanë rrokë komisionerët mes veti, kush po vjedh ma shumë se tjetri

23/01/2026 - 20:39
Avokati i djalit të Nait Hasanit: Të gjithëve që janë intervistuar në Polici u është sekuestruar telefoni personal
Lajme

Avokati i djalit të Nait Hasanit: Të gjithëve që janë intervistuar në Polici u është sekuestruar telefoni personal

23/01/2026 - 20:04
Inteligjenca e Doganës nis hetimet ndaj “Green Med”: Nëna inspektore në shëndetësi, i biri biznes me produkte medicinale
HULUMTIME

Inteligjenca e Doganës nis hetimet ndaj “Green Med”: Nëna inspektore në shëndetësi, i biri biznes me produkte medicinale

23/01/2026 - 19:45
Protesta me motorë në Hagë, Haradinaj nga Cyrihu: Na janë bashkuar edhe njerëz të nacionaliteteve të tjera
Lajme

Ligjërata për Gjykatën Speciale në shkolla, Nasim Haradinaj: Të ndërhyjë Prokuroria!

23/01/2026 - 18:31
Kryeveteranja amerikane vjen në Kosovë, viziton OVL-UÇK-në
Lajme

Kryeveteranja amerikane vjen në Kosovë, viziton OVL-UÇK-në

23/01/2026 - 18:24
Përmbyllet rinumërimi në 21 komuna
Lajme

Përmbyllet rinumërimi në 21 komuna

23/01/2026 - 18:07

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nusja e Jasharëve, kush është bukuroshja që i vodhi zemrën Hamzës së ri

    Nusja e Jasharëve, kush është bukuroshja që i vodhi zemrën Hamzës së ri

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • 30 shtete lëshojnë paralajmërime për stuhi të ashpër dimërore

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Inteligjenca e Doganës nis hetimet ndaj “Green Med”: Nëna inspektore në shëndetësi, i biri biznes me produkte medicinale

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Arrestohet edhe një komisionere e VV-së për manipulim votash

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Rinumërimi në Skenderaj, këto janë ndryshimet te votat e kandidatëve

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë