Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani për Bordin e Paqes: Do të ndihmojë vendet anembanë botës, besoj fuqishëm në udhëheqjen e Trump

23/01/2026 - 19:47
në Lajme
A A
Osmani për Bordin e Paqes: Do të ndihmojë vendet anembanë botës, besoj fuqishëm në udhëheqjen e Trump
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës, ka ndarë në Facebook deklarimin e saj lidhur me Bordin e Paqes, duke thënë duke ardhur nga një vend që është shkatërruar nga lufta ‘’jemi thellësisht mirënjohës dhe jashtëzakonisht krenarë’’ që qëndrojmë përkrah presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Ajo ka thënë edhe se, Bordi i Paqes do të ndihmojë vendet anembanë botës të arrijnë paqen që e meritojnë, shkruan Gazeta Express.

‘’Më lejoni ta nis duke thënë se, duke ardhur nga një vend, Republika e Kosovës, një vend i shkatërruar nga lufta dhe një vend që sot jeton në paqe falë udhëheqjes amerikane, ne jemi thellësisht mirënjohës dhe jashtëzakonisht krenarë që qëndrojmë përkrah Presidentit Trump në këtë nismë të re dhe në këtë organizatë ndërkombëtare, Bordi i Paqes, për të cilin jam shumë shpresëplotë dhe plotësisht i bindur se do t’i ndihmojë vendet anembanë botës të arrijnë paqen që e meritojnë dhe paqen që ne sot e gëzojmë falë vendeve që na kanë qëndruar pranë’’, ka thënë ajo.

Ajo është shprehur se ‘’beson fuqishëm’’ në udhëheqjen e Trump, dhe se do të ‘’japim kontributin tonë’’ për të siguruar që ‘’ky plan të funksionojë’’.

‘’Unë, siç e thashë, besoj fuqishëm në udhëheqjen e Presidentit Trump dhe ekipit të tij. Dhe tani, së bashku me liderët e tjerë që i janë bashkuar Bordit të Paqes, ne do të japim kontributin tonë për të mbështetur, përmes ekspertizës sonë dhe një game të gjerë mbështetjeje, për t’u siguruar që ky plan të funksionojë’’, ka thënë ajo.

Tutje, ajo ka thënë se sot, Kosova, falë SHBA’ve dhe vendeve të tjera, mund të ndiohmojë duke u siguruar që të ‘’çojmë paqen përpara’’.

‘’Në qendër të gjithçkaje që bëjmë janë jetët e njerëzve. Kjo ka të bëjë me shpëtimin e jetëve. Këtë e di nga përvoja personale. Ne jemi rritur si fëmijë lufte, të gjithë në brezin tonë. Dhe sot, falë udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shumë vendeve të tjera që na kanë qëndruar pranë, tani ne mund të kthehemi dhe të ndihmojmë, duke u siguruar që ta çojmë paqen përpara’’, ka shtuar ajo. /GazetaExpress

JU REKOMANDOJMË

Konjufca në New York: Mërgata në SHBA, faktor kyç për zhvillimin dhe integrimin e Kosovës

Konjufca në New York: Mërgata në SHBA, faktor kyç për zhvillimin dhe integrimin e Kosovës
13/04/2026 - 22:32

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, gjatë qëndrimit në New York për seancën e Këshillit të Sigurimit, ka zhvilluar takime me përfaqësues të mërgatës shqiptare në Amerikë,...

Më shumëDetails

Valon Syla: Abdixhiku nuk e ka gajlen e LDK-së, po të karrierës së vetë – Çka po lyp n’takim me Kurtin?

Syla: Kurti i harxhoi 31 milionë në udhëtime, 30 milionë kushton një fabrikë e ujit
13/04/2026 - 22:16

Analisti politik Valon Syla ka kritikuar ashpër lidershipin e Lidhja Demokratike e Kosovës, duke deklaruar se kryetari i saj Lumir Abdixhiku dhe presidentja Vjosa Osmani janë më shumë...

Më shumëDetails

Vdekja e punëtorëve në ndërtimtari, Hoti shpall “aksion kombëtar të inspektimeve”

Vdekja e punëtorëve në ndërtimtari, Hoti shpall “aksion kombëtar të inspektimeve”
13/04/2026 - 21:30

Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka nxjerrë një vendim për ndërmarrjen e masave të menjëhershme dhe emergjente me synim rritjen e nivelit...

Më shumëDetails

Sekuestrohen rreth 15 kilogramë drogë në Ferizaj, arrestohen dy persona

Sekuestrohen rreth 15 kilogramë drogë në Ferizaj, arrestohen dy persona
13/04/2026 - 21:02

Një operacion i përbashkët me Policinë e Kosovës, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e së Kosovës, ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për posedim dhe...

Më shumëDetails

Reagon Kushtrim Sadiku, mohon se ishte i dehur në emision: Terapia për lukth dhe implanti i dhëmbëve ma vështirësuan komunikimin

Reagon Kushtrim Sadiku, mohon se ishte i dehur në emision: Terapia për lukth dhe implanti i dhëmbëve ma vështirësuan komunikimin
13/04/2026 - 20:45

Pas raportimeve në rrjetet sociale se kishte dalë në emision live nën ndikimin e alkoolit, gazetari Kushtrim Sadiku ka reaguar duke kërkuar falje për situatën e krijuar gjatë...

Më shumëDetails

Trump kritikoi Papën, Meloni: E papranueshme

Trump kritikoi Papën, Meloni: E papranueshme
13/04/2026 - 19:43

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, i ka cilësuar si të papranueshme kritikat e presidentit amerikan, Donald Trump ndaj Papa Leonit. Ajo ka folur lidhur me këto kritika të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Punime të rrezikshme për punëtorët, gjobiten kompanitë e Astrit Çitakut e Arben Çitakut dhe u ndalohet puna në objekt banesor në Skenderaj

    Punime të rrezikshme për punëtorët, gjobiten kompanitë e Astrit Çitakut e Arben Çitakut dhe u ndalohet puna në objekt banesor në Skenderaj

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Deputeti i VV-së zbulon një “skenar” se po zgjidhet çështja e Presidentit: Jemi në rrugë të mbarë!

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • AIP kap Kolegjin “Tempulli” duke vëzhguar me kamerë kundërligjshëm sallën e testeve (Dokument)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Toka qëndronte pezull, më tronditi”, astronautja e NASA-s rrëfen eksperiencën historike në hapësirë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Këto janë çmimet e derivateve për sot

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë