Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani për sulmin në Banjskë: Për fat të keq, Serbisë nuk i janë shqiptuar masa nga ana e BE’së

05/02/2024 - 12:24
në Lajme
A A
Osmani për sulmin në Banjskë: Për fat të keq, Serbisë nuk i janë shqiptuar masa nga ana e BE’së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët me ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka thënë se Gjermania ka qëndruar afër Kosovën në periudha të rënda por edhe në procesin e shtetformimit dhe shtetndërtimit.

“Gjermania ka qëndruar pranë nesh jo vetëm gjatë periudhave të rënda për popullin e Kosovës, por edhe në procesin e shtetformimit dhe shtetndërtimit e vazhdon të jetë aleat i ynë i fortë, përderisa vazhdojmë ta forcojmë demokracinë tonë dhe pozitën tonë ndërkombëtare”

“Bashkë ministrin diskutuam çështje të interesit të ndërsjellë, me theks të vecantë se si shtetet tona mund të avancojnë edhe më shumë bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Bashkëpunimi ynë ushtarak është dinamik dhe në zhvillim të bazhdueshëm, duke përfshirë kontributin e çmuar dhe përkushtimin e Gjermanisë në mbështetjen e FSK’së”

Ajo ka thënë se Kosova është partnere e besueshme dhe e përkushtuar e Gjermanisë dhe NATO’s, duke përmendur strehimin e afganëve, mbështetjen e Ukrainës dhe vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Osmani tha se “në vend që Serbia t’i ekstradojë terroristët, vazhdon t’i inkurajojë ata për ta destabilizuar Kosovën dhe rajonin përderisa, për fat të keq, Serbisë nuk i janë shqiptuar masa nga ana e BE’së”.

“Tani është koha që Kosova t’i bashkohet partnerëve të saj si anëtare e NATO’s duke filluar me Partneritetin për Paqe. Një hap i tillë do të ndikonte pozitivisht në sigurinë, paqen dhe stabilitetin e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Për fat të keq, politika shtetërore e Serbisë vazhdimisht po e sfidon integritetin territorial të Kosovës dhe angazhohet për akte agresioni ndaj Kosovës dhe natyrshëm që për t’i parandaluar këto sulme në të ardhmen ne kemi nevojë për përkrahjen e Gjermanisë sikurse edhe të aleatëve e partnerëve tjerë euroatlantikë. Sulmi terrorist dhe agresioni i 24 shtatorit ishte përpjekje për ta minuar paqen dhe stabilitetin, jo vetëm në Kosovë, por në tërë Ballkanin Perëndimor. Hetimet zyrtare konfirmojnë se mbrapa këtij sulmi terrorist dhe akti agresioni kundër Republikës sonë qëndron Serbia dhe institucionet e saj nga organizimi, furnizimi me armatim e pajisje deri te financimi dhe trajnimi i terroristëve në bazat e tyre ushtarake. Sot, në vend se Serbia t’i ekstradojë terroristët, vazhdon t’i inkurajojë ata për ta destabilizuar Kosovën dhe rajonin, përderisa, për fat të keq, Serbisë nuk i janë shqiptuar masa nga ana e BE’së”, tha ajo.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë