
Kryeshefi ekzekutiv i Termokosit, Fisnik Osmani ka njoftuar se punimet për kyçjen e lagjes “Arbëria” në sistemin e ngrohjes janë duke u finalizuar.
“E nisëm ditën me Kryetarin e Prishtinës Përparim Rama – në qendrën e qytetit, aty ku po finalizojmë kyçjen e lagjes Arbëria. Jemi gati për sezonin e ardhëm të ngrohjes! Do të vazhdojmë tutje edhe ne objekte të tjera publike me rëndësi të veçantë, brenda kapacitetit aktual termik të cilin e kemi! Termokos, sinonim i Prishtinës së gjelbër”, ka theksuar ai.










