“Faleminderit për një pritje të përzemërt, Presidente Amherd, si dhe për ftesën për t’iu bashkuar Samitit të Paqes për Ukrainën. Kosova është përherë mirënjohëse për mbështetjen e fortë të Zvicrës përgjatë çdo etape”, ka shkruar osmani në Facebook.
“Në prag të Samitit, ishte kënaqësi të diskutojmë për mundësitë e pafundme të thellimit të bashkëpunimit, me ç’rast roli i mërgatës sonë në forcimin e partneritetit në mes të dy vendeve tona është i pazëvendësueshëm”, ka shkruar tutje Osmani.