Presidentja e Republikës së Kosovës, ka uruar të rinjtë kosovarë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.
Osmani ka thënë se nga podiumet olimpike e deri te garat botërore në shkencë, të rinjtë janë imazhi më briliant i Kosovës.
“Rinia – potenciali më i madh i vendit tonë, burim i kreativitetit, energjisë së pashterrshme e i dashurisë për vendin. Nga podiumet olimpike e deri te garat botërorë në shkencë, të rinjtë tanë janë imazhi më briliant i Kosovës”, ka thënë ajo.












