Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani: Vuçiq me mendime hegjemoniste njëjtë si Putini, Kosova është për të qëndruar dhe s’ka kthim mbrapa

25/04/2025 - 20:02
në Lajme
A A
Osmani: Vuçiq me mendime hegjemoniste njëjtë si Putini, Kosova është për të qëndruar dhe s’ka kthim mbrapa
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Finlandë. Atje, shefja e shtetit të Kosovës ka dhënë edhe një intervistë për median finlandeze “Yle”. Duke folur për agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, Osmani ka thënë se Moska zyrtare ka trefishuar paratë që shpenzon për propagandë dhe për dezinformim në Ballkanin Perëndimor, trasnmeton Gazeta Express.

“Kjo tregon se Rusia ka një interes të veçantë për rajonin”, ka thënë presidentja Osmani.

Sipas Osmanit, situata në Ballkanin Perëndimor ka mbetur e tensionuar edhe sot e kësaj dite. Ajo thotë se presidenti serb Aleksnader Vucic mendon njëjtë sikurse Vladimir Putini dhe se të dy mohojnë ekzistencën e vendeve fqinje.

“Situata është shqetësuese, pasi Serbia vazhdimisht vepron sipas dëshirës së Rusisë. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ashtu si Vladimir Putin , mendon në një mënyrë hegjemoniste që mohon ekzistencën e vendeve fqinje. Kur lexoni shkrimet akademike të vendeve, serbët dhe rusët besojnë se janë popuj të shenjtë nën të cilët duhet të jetojnë të tjerët. Ky lloj mendimi imperialist është i rrezikshëm dhe i përket së shkuarës”, ka thënë ajo, transmeton Express.

Për takimin e Porfirije me Vladimir Putinin, Osmani ka thënë se në atë takim është diskutuar hapur për pushtimin e Malit të Zi, Bosnjës dhe Kosovës.

Sipas presidentes Osmani disa vendimarrës në BE duket se mendojnë që Vuçiqi mund të frenohet vetëm përmes koncesioneve të cilat e mbajnë atë të lumtur.

“Megjithatë, ajo ka çuar vetëm në dhunë të re”, është shprehur Osmani.

Ajo tutje thotë se i duket e çuditshme që BE-ja po rrit ndihmën për Serbinë, ndërkohë që Beogradi zyrtar vazhdon të nxisë dhunën në vendet fqinje dhe shmang zbatimin e marrëveshjeve që tashmë janë bërë.

Presidentja Osmani ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka qenë burim tensioni.

“Në vend të kësaj, vendi ka hapur vazhdimisht derën e miqësisë dhe bashkëpunimit me Serbinë. Serbia nuk ka kërkuar kurrë falje për krimet e luftës apo krimet kundër njerëzimit të kryera kundër popullit tonë. Nuk kemi kërkuar kurrë hakmarrje, por drejtësi”, ka thënë presidentja e Kosovës.

Sipas presidentes Osmani, Serbia duhet dalëngadalë të mësohet se Kosova është për të qëndruar dhe se nuk ka kthim në të kaluarën.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë