Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

OVL- UÇK falënderon qytetarët, paralajmëron vazhdimin e fushatës diplomatike kundër Speciales

08/08/2025 - 15:33
në Lajme
A A
OVL- UÇK falënderon qytetarët, paralajmëron vazhdimin e fushatës diplomatike kundër Speciales
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, shprehu mirënjohje për qytetarët, strukturat e OVL-së nëpër komuna, partitë politike, sindikatat, shoqërinë civile dhe mediat për mbështetjen në protestën kundër Gjykatës Speciale.

“OVL-UÇK në emër të këshillit organizues (SHIL,SHFD, SHBP, Lëvizja) shpreh mirënjohjen më të thellë për qytetarët tanë të dashur, të cilët me praninë dhe mbështetjen e tyre dëshmuan edhe një herë se vlerat e luftës sonë çlirimtare janë të gjalla e të pathyeshme.
Një falënderim i posaçëm shkon për strukturat e OVL-UÇK nëpër të gjitha komunat e vendit, për angazhimin e palodhur dhe përkushtimin e sinqertë.

Vlerësojmë gjithashtu përkrahjen e partive politike, të sindikatave, të shoqërisë civile dhe të gjithë atyre që qëndrojnë krah nesh në mbrojtje të së vërtetës dhe dinjitetit të luftëtarëve të lirisë.
Në veçanti, falënderojmë mediat, të cilat me raportimin e tyre të drejtë e profesional bënë të mundur që zëri ynë të dëgjohet kudo”, tha Gucati.

Ai tha se Organizata e Veteranëve të Luftës ka zhvilluar një fushatë diplomatike duke takuar përfaqësues të shteteve të ndryshme dhe do të takojë edhe diteve vijuese.

“OVL-UÇK ka bërë një fushatë diplomatike me kërkesa të qarta tek shumë autoritete ndërkombëtare me ndikim: kongresistëve amerikanë, deputetëve të Parlamentit Evropian, pothuajse të gjitha organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe tani jemi duke vazhduar prapë me takime me ambasadat mike që janë në Kosovë.
Fillimisht kemi qenë në Parlamentin e Zvicrës, kemi takuar ambasadën e Gjermanisë, Suedisë dhe kanë konfirmuar për takim edhe shumë ambasada të tjera; të hënën do të jemi te ajo turke, pastaj e Zvicrës, pastaj në Zyrën e BE-së.
Tek të gjitha këto institucione ne i kemi shprehur shqetësimet tona lidhur me Gjykatën Speciale. Kërkesat tona që dalin nga kjo protestë, por edhe nga aktiviteti ynë në rrafshin diplomatik, janë të ditura.
Duam që kjo Gjykatë të monitorohet nga institute apo organizma të tjerë, sepse kjo Gjykatë nuk i jep llogari askujt.
Përderisa nuk kemi institucione, nuk kemi kujt t’i adresohemi me kërkesa”, tha ai.

Gucati paralajmëroi se sapo të formohet Kuvendi i Kosovës, OVL-UÇK do të kërkojë miratimin e rezolutës së propozuar nga kryeministri Edi Rama.

“Mbështesim kryeministrin Edi Rama për rezolutën që do ta nxirrte Kuvendi ynë”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Daçiq thotë se Serbia ka arrestuar një të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Daçiq thotë se Serbia ka arrestuar një të dyshuar për krime lufte në Kosovë
14/08/2026 - 20:55

Serbia ka arrestuar një person nën dyshime për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë më 1999, tha ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq. I arrestuari,...

Më shumëDetails

Çfarë zbuloi Fehim Sali për bashkëpunimin me zyrtarin e BIA-s

Çfarë zbuloi Fehim Sali për bashkëpunimin me zyrtarin e BIA-s
14/08/2026 - 20:37

1 muaj paraburgim i është caktuar të dyshuarit Fehim Sali, arsimtarit nga Dragashi të arrestuar gjatë së enjtes nën dyshimet për spiunazh. Në kërkesën për paraburgim të parashtruar...

Më shumëDetails

Fundjava kryesisht me diell, IMHK: Temperaturat pritet të arrijnë deri në 33 gradë

Fundjava kryesisht me diell, IMHK: Temperaturat pritet të arrijnë deri në 33 gradë
14/08/2026 - 20:33

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se, gjatë vikendit pritet të ketë mot kryesisht me diell, dhe, vranësira të pakta. Në njoftim shtohet edhe se, ditën e nesërme,...

Më shumëDetails

Haxhiu iu drejtohet krerëve të partive për takim, tema: Rëndësia e marrëveshjes për krijimin e institucioneve

Haxhiu iu drejtohet krerëve të partive për takim, tema: Rëndësia e marrëveshjes për krijimin e institucioneve
14/08/2026 - 20:29

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar kryetarët e PDK’së, LDK’së dhe Aleancës, në takim ‘’konsultativ’’ për situatën politike, dhe ‘’rëndësinë e arritjes së marrëveshjes’’ për...

Më shumëDetails

Moti i lig përfshin jugun e Shqipërisë, reshje të dendura dhe breshër në Sarandë e Delvinë

Moti i lig përfshin jugun e Shqipërisë, reshje të dendura dhe breshër në Sarandë e Delvinë
14/08/2026 - 20:06

Moti i keq ka përfshirë jugun e vendit, me reshje të dendura shiu, breshër dhe vetëtima në zonën e Sarandës dhe Delvinës. Fenomenet e motit të paqëndrueshëm janë...

Më shumëDetails

Këta janë 6 kandidatët që kaluan verifikimin për Sekretar të Përgjithshëm të Kuvendit

Këta janë 6 kandidatët që kaluan verifikimin për Sekretar të Përgjithshëm të Kuvendit
14/08/2026 - 19:50

Gjashtë kandidatë kanë kaluar procesin e verifikimit paraprak për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Sipas njoftimit të Drejtorisë për Menaxhimin e Burimeve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave

    Salihu: 3,101 mësimdhënës, me vendim të Qeverisë, këtë vit do të mbesin jashtë listës së pagave

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Gjyqtari Gashi u arrestua në motel, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 6 kandidatët që kaluan verifikimin për Sekretar të Përgjithshëm të Kuvendit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Rriten sërish çmimet e derivateve në Kosovë, ja sa shitet sot nafta

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Çka është kjo veshje?” – Kadrijaj kritikon Pacollin, kjo e fundit i kundërpërgjigjet me ironi

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë