Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

OVL-UÇK i reagon deklaratës së Gërvallës për Haradinajn: Pas familjes Jashari, ishin Haradinajt që bënë luftë të paparë

27/01/2025 - 14:40
në Lajme
A A
OVL-UÇK i reagon deklaratës së Gërvallës për Haradinajn: Pas familjes Jashari, ishin Haradinajt që bënë luftë të paparë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ndaj Ramush Haradinajt, duke thënë se pas betejës titanike të Kryekomandantit Adem Jashari dhe familjes së tij në Prekaz më 5. 6. 7 mars 1998, ishin Haradinajt ata, që më 24 mars 1998 bënë luftë të paparë kundër forcave serbe.

Reagim:

– Donika Gërvalla – e zeza Donikë, për të saten herë është duke e fyer UÇK-në, udhëheqësit e saj dhe pjesëtarët e Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare, por kësaj here e ka tepruar, madje shumë e ka tepruar, ku për qëllime elektorale (ndoshta me lejen apo edhe direktivat e shefit të vet) paska shenjëstruar komandantët, duke i quajtur të vetëshpallur, pa e logjikuar fare se; Lufta Çlirimtare, udhëheqësit e UÇK-së, gjymtyrët e invalidëve, mundi dhe sakrifica e popullit, gjaku i mbi 2500 dëshmorëve dhe me përkrahjen e ndihmën e Aleancës së NATO-s, u fitua liria dhe pavarësia e shtetit të Kosovës, të cilën liri po e gëzon ti e soji i yt që më së paku e meritoni!

Ne nuk jemi vetëshpallur, por me vetëdije të plotë i kemi dalë përball armikut, atij armiku që disa si soji i Donikës, qysh në atë kohë, keni punuar në favor të armikut, duke përpiluar e grumbulluar e fabrikuar dëshmi të rreme kundër pjesëtarëve të UÇK-së dhe më pas duke i dërguar të shefat e juaj në Serbi e duke i rregulluar mirë ligjërisht gënjeshtrat e juaja dhe më pas duke i dërguar edhe në “gjykatën speciale” si dëshmi (për këtë ke pranuar në studio të hapur televizive vet ti Donika Gërvalla, apo E zeza Donikë).

Po ta përkujtojmë Donikë një gjë, sepse këtë nuk ta kanë treguar serbet, se: Pas Betejës titanike të Kryekomandantit Adem Jashari dhe Familjes së tij në Prekaz më 5. 6. 7 mars 1998, ishin Haradinajt ata, që më 24 mars 1998 bënë luftë të paparë kundër forcave serbe, duke e vazhduar Luftën çlirimtare me pushkën dhe zërin e tyre; “Ooo prite Adem Jasharin moreee heeej”. E pra, kjo është Drenica e Dukagjini që E zeza Donikë ti i ke quajtur e po vazhdon t’i quash vende të krimit!?
Ti Donikë, nuk mundesh dhe nuk është e drejtë që dështimet, veprimet antikombëtare dhe punët e këqija që i ke bërë t’i fshehësh dhe as nuk mund t’i kthesh në suksese e të arritura, sepse populli thotë: “sytë janë me pa”, asnjë njohje për 4 vite, asnjë vizitë të suksesshme diplomatike vetëm fryrje, demagogji, e fjalë boshe që nuk i beson njeri, sepse këto janë gjera të dukshme!

I themi Donikës dhe sojit të saj, ndaloni me fyerje e veprime keqdashëse kundër Luftës së Lavdishme Çlirimtare dhe pjesëtarëve të UÇK-së, sepse një ditë, jo të largët, vet populli do t’u pështyj surratin e do tu hedh në kosha plehrash, sepse: “kur mbeturinat flasin keq për njerëz, vetëm plehrat ju besojnë dhe askush tjetër”.

Prishtinë, 27.01.2025 – OVL-UÇK, Kryetari Hysni Gucati.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë