Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

OVL-UÇK paralajmëron protestë të hënën para Kuvendit: Veteranëve dhe qytetarëve u është shterur durimi

03/10/2026 - 20:55
në Lajme
A A
OVL-UÇK paralajmëron protestë të hënën para Kuvendit: Veteranëve dhe qytetarëve u është shterur durimi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar përshkallëzim të veprimeve të saj, pas, siç thotë, dështimit për të arritur një marrëveshje politike lidhur me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në një deklaratë të publikuar çaste më parë, OVL-UÇK ka bërë thirrje për tubim para Kuvendit të Kosovës të hënën, më 5 tetor, nga ora 12:00.

Sipas organizatës, nuk është arritur marrëveshje politike për votimin e menjëhershëm të ndryshimeve ligjore, ndërsa ajo ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj kësaj çështjeje.

“Pas dështimit të arritjes së një marrëveshjeje politike për votimin e menjëhershëm të plotësimit dhe ndryshimit të Ligjit për Gjykatën Speciale, si dhe pas lojës së vazhdueshme politike e procedurale të Albin Kurtit me një çështje kaq të ndjeshme, durimi i veteranëve të UÇK-së dhe i qytetarëve të Kosovës po merr fund”, thuhet në deklarat.

Kjo është deklarata e plotë:

Pas dështimit të arritjes së një marrëveshjeje politike për votimin e menjëhershëm të plotësimit dhe ndryshimit të Ligjit për Gjykatën Speciale, si dhe pas lojës së vazhdueshme politike e procedurale të Albin Kurtit me një çështje kaq të ndjeshme, durimi i veteranëve të UÇK-së dhe i qytetarëve të Kosovës po merr fund.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i fton të gjithë qytetarët që të hënën, më 5 tetor, nga ora 12:00, të mblidhemi para Kuvendit të Kosovës për të shprehur pakënaqësinë ndaj kësaj qasjeje të papërgjegjshme të pushtetit.

Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së janë thellësisht të indinjuara me qasjen e z.Kurt, i cili po bënë kalkulime politike edhe me dhimbjen, sakrificën dhe dinjitetin e qytetarëve të Kosovës.

Afati për arritjen e një marrëveshjeje politike dhe procedurale që do të mundësonte votimin e menjëhershëm të të dy leximeve të plotësimeve dhe ndryshimeve të Ligjit për Gjykatën Speciale, për veteranët e UÇK-së është vetëm deri nesër, e diel.

Nëse deri nesër nuk ka dakordim, nga e hëna veteranët e UÇK-së do t’i përshkallëzojnë veprimet e tyre.

Ky pushtet, në vend që të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe ta adresojë qartë këtë çështje, po vazhdon të shtyjë, të kalkulojë dhe të abuzojë politikisht me një çështje që prek drejtpërdrejt mijëra familje dhe njerëz që bartin plagët e luftës.

Veteranëve dhe qytetarëve të Kosovës u është shterur durimi.

Të hënën, në ora 12:00, ju ftojmë të gjithëve para Kuvendit të Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Kërcënohet me jetë kryetari Halil Thaçi nga zyrtari i komunës, por prokurori e liron të dyshuarin

Deputeti i VV-së: Nagip Krasniqi është i pafajshëm, ai u arrestua pse e ndali hajninë dhe korrupsionin në KEK
03/10/2026 - 20:46

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, është kërcënuar sot nga një zyrtar i kësaj komune, për shkak të pakënaqësive në lidhje me vendin e punës. Burime të...

Më shumëDetails

Kthesë në takimin Kurti–Hamza: Kurti nxjerr një kusht të ri që e komplikon marrëveshjen për Specialen dhe Presidentin

Kthesë në takimin Kurti–Hamza: Kurti nxjerr një kusht të ri që e komplikon marrëveshjen për Specialen dhe Presidentin
03/10/2026 - 20:37

Bisedimet mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, kanë marrë një kthesë të papritur gjatë takimit të sotëm, duke e vështirësuar arritjen e një marrëveshjeje...

Më shumëDetails

Osmani në përvjetorin e Kongresit Panevropian: Nuk duhet të lejojmë që historia të rishkruhet

Osmani në përvjetorin e Kongresit Panevropian: Nuk duhet të lejojmë që historia të rishkruhet
03/10/2026 - 20:33

Ish-presidentja Vjosa Osmani, në përvjetorin historik, një shekull pas Kongresit të parë Panevropian që u mbajt në Vjenë të Austrisë, ka folur për luftën çlirimtare të Kosovës. Në...

Më shumëDetails

Kryeministri Janez Jansa thotë se punëtorët nga Kosova s’janë vlerë e shtuar për Slloveninë

Kryeministri Janez Jansa thotë se punëtorët nga Kosova s’janë vlerë e shtuar për Slloveninë
03/10/2026 - 20:12

Kryeministri slloven, Janez Jansa, ka thënë se punëtorët nga Kosova ‘’nuk janë vlerë e shtuar’’ për Slloveninë nga ”këndvështrimi kombëtar”. Sipas Jansas, Sllovenia ndodhet në një pikë kthese...

Më shumëDetails

Jo në emrin tim” te Kuvendi: Protestuesit lexojnë emrat e 110 deputetëve, kërkojnë votimin e ligjit pa vonesë

Jo në emrin tim” te Kuvendi: Protestuesit lexojnë emrat e 110 deputetëve, kërkojnë votimin e ligjit pa vonesë
03/10/2026 - 19:58

Protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim”, pas përfundimit të protestës së ditës së 18-të, kanë marshuar drejt njërës nga hyrjet e Kuvendit të Kosovës, ku kanë kërkuar...

Më shumëDetails

Djali i Kadri Veselit i bashkohet protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Djali i Kadri Veselit i bashkohet protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
03/10/2026 - 19:53

Klestor Veseli, i biri i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, i është bashkuar protestës që po zhvillohet në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I pranishëm mes turmës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    466 Shpërndaje
    Shpërndaje 186 Tweet 117
  • Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, momenti kur zbulohet

    487 Shpërndaje
    Shpërndaje 195 Tweet 122
  • Media në Shqipëri ngre dyshime serioze se si u shtri biznesmeni nga Shtimja me markete në Shqipëri

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • “Kur jetoja në shtëpinë e familjes Hila”, Vesa Smolica thyen heshtjen, i shkruan gjerë e gjatë gruas së Adrian Hilës

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Biznesmeni Haliti në videot e Adrian Hilës?

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë