Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pacienti detyrohet të paguajë për penj hiç më pak se 64 euro, QKUK-ja e pranon që s’ka

24/10/2025 - 16:06
në Kryesore, Lajme
A A
Pacienti detyrohet të paguajë për penj hiç më pak se 64 euro, QKUK-ja e pranon që s’ka
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Disa klinika kirurgjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës aktualisht po përballen me mungesë të penjve kirurgjik të llojit “Prolene”.

Gjatë të mërkurës, gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka e ka takuar një përcjellës të pacientit që i nënshtrohej një operacioni në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, ku paraprakisht familjarët i kanë siguruar penjtë, material ky bazik.

Pacientit në fjalë 4 palë penj kirurgjik “Prolene” i kanë kushtuar 64 euro.

Klan Kosova ka dërguar pyetje në Shërbimin Spitalor Klinik e Univeristar, ku të njëjtit e kanë pranuar se ka mungesa të tilla.

“Me penjë kirurgjik Prolene kemi disa numra mungesë por njësitë përbërëse të SHSKUK-së janë të furnizuara me llojet e tjera të penjve kirurgjik”, ka treguar kështu, Shefja e Sektorit të furnizimit me barna dhe material hargjues-medicinal në QKUK, Dardane Mehaj.

Krahas kësaj, po i njëjti pacient, pos penjeve u detyrua ta blejë edhe një ampulë bazike që aplikohet gjatë dhënies së anestezionit dhe që është pjesë e listës esenciale. Bëhet fjalë për amp. Efedrin, ku pacientit kjo i ka kushtuar diku 4 euro në barnatore private, njofton Klan Kosova.

“Për produktin Efedrin ampula, është lidhur kontrata e re dhe janë lëshuar porositë për furnizim. Jemi në pritje të liferimit nga Operatori Ekonomik”, ka bërë me dije, shefja e sektorit të furnizimit me barna dhe material harxhues-medicinal në QKUK, Dardane Mehaj.

Gjatë muajve të fundit televizioni ka bërë një seri raportimesh mbi mungesat e vazhdueshme të barnave dhe materialeve shpenzuese të Listës Esenciale në QKUK/ShSKUK.

JU REKOMANDOJMË

Prattipati: Kosova e kupton vlerën e sovranitetit

Prattipati: Kosova e kupton vlerën e sovranitetit
04/07/2026 - 02:55

Posta e Kosovës ka lansuar emisionin e ri të pullave postare kushtuar 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë një ceremonie të mbajtur në Prishtinë....

Më shumëDetails

Nënshkruhen kontratat për furnizim me pizhame dimri dhe çorape për zyrtarët policorë

Dyshohet për mjet shpërthyes në Prishtinë – Policia jep detaje
04/07/2026 - 02:27

Janë nënshkruar kontratat për furnizimin me pizhame dimri dhe çorape për zyrtarët policorë, në kuadër të një aktiviteti të prokurimit me vlerë të përgjithshme prej 327,316 euro. Sipas...

Më shumëDetails

Aksident me fatalitet në Babimoc të Obiliqit, dyshohet për dy të vdekur

Aksident me fatalitet në Babimoc të Obiliqit, dyshohet për dy të vdekur
04/07/2026 - 01:00

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në fshafin Babimoc të Obiliqit, ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona. Veriu.info mëson se të ndjerët ishin duke drejtuar...

Më shumëDetails

Kërcënohet gazetari Naim Kryeziu pas publikimit të artikullit për zyrtarët komunalë në Suharekë

Kërcënohet gazetari Naim Kryeziu pas publikimit të artikullit për zyrtarët komunalë në Suharekë
03/07/2026 - 22:48

Gazetari Naim Kryeziu ka bërë të ditur se po përballet me presion dhe shqetësime të vazhdueshme, pas publikimit të një artikulli investigativ në mediumin TandemPress, me titull “Këta...

Më shumëDetails

Ekstradohen dy kosovarë nga Gjermania, ishin në kërkim ndërkombëtar

Hynë nga Serbia ilegalisht me një kamion me targa serbe, ndalohen dy shtetas të Kosovës në Zubin Potok
03/07/2026 - 22:45

Dy shtetas kosovarë, F.H. dhe M.Gj., janë ekstraduar nga Gjermania në Kosovë, pas arrestimit të tyre nga autoritetet gjermane në bazë të urdhër-arresteve ndërkombëtare të lëshuara nga institucionet...

Më shumëDetails

Kapen në valixhe 46 kilogramë drogë në aeroportin “Nënë Tereza”, aeroplani po vinte nga Toronto në Rinas

Kapen në valixhe 46 kilogramë drogë në aeroportin “Nënë Tereza”, aeroplani po vinte nga Toronto në Rinas
03/07/2026 - 22:12

Një rast i trafikimit të lëndëve narkotike në Aeroportin “Nënë Tereza”, ku u zbuluan 46 kilogramë lëndë narkotike e futur në valixhe. Gjatë kontrollit me skaner të bagazheve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Aksident me fatalitet në Babimoc të Obiliqit, dyshohet për dy të vdekur

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Mirësevini mërgimtarë, “ISA” Sh.P.K. po ndërton banesat e ëndrrave në zemër të Skenderajt

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Plagosja e katërfishtë: Nipat donin vrasjen e dajës, shkak hakmarrja? (VIDEO)

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë