Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pacolli: Asociacioni do të bëhet, Qeveria e di, është mirë që Kurti ta informojë Parlamentin

17/03/2024 - 12:32
në Lajme
A A
Pacolli: Asociacioni do të bëhet, Qeveria e di, është mirë që Kurti ta informojë Parlamentin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të jetë i kujdesshëm në raport me ndërkombëtarët. Duke përmendur rastin e pronave te Manastiri i Deçanit, Pacolli tha se Qeveria duhet t’i përfundojë obligimet e saj pa bërë show.

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës u shpreeh i bindur se implementimi i obligimeve e nxjerr Kosovën dinjitetshëm nga dialogu.

Kreu i AKR-së konsideron se vonesat në implementimin e Asociacionit janë humbje kohe për Kosovën. Ai tha se këto vonesa po shkaktojnë presion e dëm ndaj vendit.

“Unë do ta rekomandoja Qeverinë e Kosovës të jetë e kujdesshme. Nëse e ka ndërmend të implementojë diçka, siç ka ndodh me Deçanin, ta bëj atë, pa polemika, pa hyrë në këtë… në situata të palakmueshme, e që e vënë Kosovën në situatë që është tani në relacion me ndërkombëtaret. Unë besoj që Qeveria duhet ta di vetë çka duhet të bëjë dhe nëse është ndonjë obligim që ka ndërmend ta bëj, ta bëj menjëherë e jo mbas një show që po më duket është i panevojshëm, dhe çdo refuzim i implementimit të Asociacionit gjithmonë po e them limitet e kushtetutës së Kosovës është një humbje kohe edhe për ne, edhe për Kosovën se po e shihni kur Kosova nuk implementon diçka, atëherë koha zgjatet e presioni gjithmonë është i vazhdueshëm mbi Kosovën. Dhe krejt ky presion që bëhet me një shtet të vogël, në një shtet aq të dijshëm si Kosova nuk është mirë”, thotë Pacolli.

Pacolli pati kritika edhe për mundësinë e “fshehjes” së pranimit të Asociacionit nga ana e Qeverisë. Tha se implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk e pengon askush.

“Unë besoj që Qeveria ka vendosur për këtë dhe Qeveria do ta bëjë këtë Qeveria është prapë pa kurrfarë nevoje duke kërkuar si të ia lë emrin Asociacionit. Do të bëhet se Qeveria e di këtë dhe është mirë që zoti Kurti të vijë ta informojë parlamentin për veprimet e tij dhe ta bëjë atë. Unë nuk besoj që dikush e barikadon, dikush e pengon z. Kurti në implementimin e marrëveshjeve gjegjësisht obligimeve që janë aty, mirëpo Kurti barrikadohet dhe kritikohet edhe bojkotohet në parlament nëse ai pa kurrfarë paralajmërimi, pa kurrfarë diskutimi, pa e diskutuar me opozitën bën veprime. I bën veprimet tani vjen edhe arsyetohet”, tha tutje ai.

Ish-zëvendëskryeministri beson se me implementimin e Asociacionit mund të përfundojë saga e dialogut me Serbinë. Shpreh bindjem se implementimi i këtyre obligimeve, e nxjerr Kosovën dinjitetshëm nga Dialogu.

“Unë nuk besoj që tani do të ndodh një ndonjë mrekulli por sigurisht do t’i bëjnë presion Kosovës që të implementojë disa obligime të cilat janë aty si p.sh ajo që ndodhi në Deçan sigurisht edhe për Asociacionin, dhe me implementimin e këtyre obligimeve, do të thotë Kosova është e përgatitur për ta kry edhe dialogun të dinjitetshëm”, u shpreh Pacolli.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë