Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, e ka nisur javën me punëtorët e kompanisë së tij, të cilët i ka vlerësuar lartë për punën dhe kontributin e tyre, raporton Gazeta Demos.
Ai ka thënë se puna dhe mundi i tyre po e dërgon përpara kompaninë e tij.
Statusi i plotë i Pacollit:
Edhe këtë fillim javë pata kënaqësinë të takoj një nga njerëzit që e bën kompaninë time të ecë përpara çdo ditë.
Një nga ata që me punën e tij të palodhur dhe përkushtimin e tij ka ndihmuar në ndërtimin e suksesit tonë të përbashkët.
Respekt dhe mirënjohje për të gjithë ekipin tim që punon me zemër dhe shpirt për të sjellë rezultate të shkëlqyera.
Mirënjohje pafund!













