Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli është takuar sot me kryetarin e komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq.
Pacolli ka thënë se kanë diskutuar për politikat e gjelbra që mund të ndërmarr Komuna.
Ajo tutje ka thënë se Komisioni për Mjedis mbështet dhe do të bashkëpunoj me komunën për të ndërmarr iniciativa mjedisore.
“Me Kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Eden Atiq, dhe drejtoren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Arta Azemi diskutuam për politikat e gjelbra që mund të ndërmarr Komuna. Komisioni për Mjedis mbështet dhe do të bashkëpunoj me Komunën për të ndërmarr iniciativa mjedisore për të rritur mirëqenien e qytetarëve.” – ka shkruar Pacolli.













