
Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, i është kundërpërgjigjur LDK-së, e cila ka nisur mobilizimin “për rrugën pa Kurtin”, me gazetarë e analistë.
Të mërkurën, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka takuar disa opinionistë e gazetarë, për çka ka thënë se është zhvilluar debat nacional “mbi gjendjen dramatike në vend”.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka thënë se po përpiqen në ndërtimin e një mendimi veprues që ballafaqon “theqafjen nacionale tek e cila vendi është futur tash e një kohë”.
Më pas, Pacolli pati një pyetje për këtë iniciativë të partisë së dytë më të madhe opozitare.
Ajo është në dilemë nëse rruga e LDK-së pa kryeministrin Kurti, a bie rruga e LDK-së me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
“Kjo rruga e LDK-së pa Kurtin a po i bjen rruga e LDK-së me Vuçiqin?”, pyeti ajo në Facebook.










