Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli ka shkruar në lidhje me klimën e krijuar së fundmi pas tensioneve në veri të vendit.
Pacolli në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se gjuha të cilën po e përdorin qytetarët, përkrahës të Kurtit ndaj ambasadorit Hovernier e të dërguarit special Gabriel Escobar është shqetësuese.
“Kur po shoh qasjen dhe po e degjoj gjuhën kundër të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Ambasasorit amerikan Jeff Hovenier, në komentet e qytetarëve tanë, përkrahës të Kryeministrit Kurti, vërtetë shqetësohem. A është ky identiteti ynë i ri? Urrejtja dhe nxitja kundër aleatit tonë më të sinqert dhe më të madh është çmendurija e radhës!”, ka shkruar ai.











