
Familja Çeku dhe Ahmeti nga Jabllanica, kanë shtrirë dorën e pajtimit për njëra-tjetrën.
Kështu ka njoftuar ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj. Në pamje shihet edhe Agim Çeku.
POSTIMI I PLOTË:
Shumë respekt për familjen e nderuar Çeku nga Qyshku i Pejës, që gjeti forcën për t’u pajtuar me familjen Ahmeti nga Jabllanica.
Si gjithmonë, Samiu dhe familjarët e Gjeneral Çekut po dëshmojnë se janë me zemër të madhe shqiptare.
Respekt për ju!












